Policia e Kosovës po vijon kërkimet për njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Në mediat kosovare po qarkullon video e një personi që po tenton të fshihet ndërsa policia e Kosovës dyshon se ai është Dardan Krivaqa.
Këto dyshime janë bërë me dije nga Policia e Kosovës për Telegrafin. Ata janë shprehur se kanë marrë një denoncim nga qytetarët rreth orës 20:30, të cilët kanë thënë se kanë parë Dardan Krivaqën të ulur në shkallët e oborrit të një lagjeje.
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë ushtruar kontrolle në atë zonë, por personi i dyshuar ka arritur të largohet. Sipas banorëve të lagjes, ai ka prerë flokët për të ndryshuar pamjen dhe kishte veshur një bluzë të bardhë dhe mbante një kapele në kokë.
Dardan Krivaqa është një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani ditën e djeshme në Kosovë. Kujtojmë që Marigona Osmani u la e vdekur dje në derën e spitalit nga Dardan Kriqava, 29 vjeç dhe shoku i tij, Arbër Sejdiu 32-vjeç.
18-vjeçarja është bërë me dije se jetonte prej dy muajsh me Dardan Kriqavën, ndërsa sipas babait të saj, ajo ka qenë nën presion dhe e frikësuar dhe nuk ka mundur të tregojë për dhunën e ushtruar nga bashkëjetuesi i saj.
Njëri prej të rinjve, Arbër Sejdiu, u arrestua dje nga policia, ndërsa vijon të jetë në kërkim Dardan Krivaqa. Ata u panë nga kamerat e sigurisë, duke lënë 18-vjeçaren pa shenja jete në dyert e spitalit e pastaj largohen me një makinë ‘Audi A8’ me targa zvicerane me ngjyrë të zezë.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ E la të vdekur në derën e spitalit, arrestohet bashkëjetuesi i 18-vjeçares! Familjarët e shokut: Parandaloi një vrasje të dytë, autori bashkëpunoi me policinë! I ati i viktimës: S'e dinim të shkuarën e tij!
SI.E./ReportTv.al