Vrasja e 19-vjeçarit në Fier/ Trajneri i Grei Bihucit: Ishte djalë shembullor! Psikologia: Të tjerët kanë abuzuar me heshtjen e tyre

12 Mars, 14:47| Përditesimi: 12 Mars, 16:06

  • Share

Vrasja me thikë e 19-vjeçarit Grei Bihuci në Fier u diskutua në ‘Përballje’. Rasti ishte tragjik dhe të ftuarit diskutuan se si mund të parandalohen ngjarje të tilla në të ardhmen, ku theksi ishte te komunikimi në familje mes prindit dhe fëmijës.

Trajneri i Grei Bihucit, tek akademia e Apolonisë, Blendi Vashaku tha se nuk e ka besuar lajmin kur e mori vesh në rrjete sociale. Grei sipas tij ka qenë një djalë shembullor, i dashur dhe punëtor.

‘Atëherë unë e kam njohur në 2020 2021 kur kam qenë pjesë e akademisë Apolonia si trajner. Aty kanë qenë kontakte e para me Grein. Në hapat e para diskutonim për sportin, stërvitjen. Gradualisht stërvitje pas stërvitje krijuam një afrimitet. Ishte djalë që e donte shumë sportin. Kishte shumë pasion, vullnet dhe dëshirë. Ishte djalë që ta impononte sportin. Ta impononte sportin .edhe në rrjetet sociale, kam cituar: Presor e kam bërë gabim, a ta përsëris? Grei përsërite!

Kam dëgjuar shumë. Ai ka qenë djalë shembullor, i dashur, punëtor, që donte të ndihmonte familjen. Ka qenë shumë i dashur me shokët. Gjithmonë ka pasur mirësi, ngrohtësi. Futbolli është sport burrash dhe ka edhe ngacmime. Grei edhe ku kishte fërkime i sheshonte. Kur mora vesh lajmin, nuk e besova është një humbje e madhe e shoqërisë sonë. Jam i vrarë shpirtërisht shumë i prekur.’, tha Vashaku.

Psikologia Ariana Muça shtoi se konflikte të tilla janë të përsëritura dhe lindin në rrjete sociale duke u ballafaquar më pas fizikisht deri në marrjen e jetës.

‘Ky është një rast i përsëritur. Kemi folur për sensibilizim gjithë kohën për të gjitha institucionet. Që kanë të bëjnë me edukimin e të rinjve. Adoleshentët janë një grup-moshë shumë delikate. Reagimet e tyre patjetër që do të ketë edhe shpërthime agresiviteti si në rastin konkret. Ka një problematikë me rrjetet sociale. Aq sa të dobishme janë aq edhe shkaktohet dëmi. Në shumicën e rasteve, bullizimi kalohet edhe në aspektin teknologjik. Ngacmimet zhvillohen edhe në rrjete sociale dhe përballja kalon më pas edhe në jetën reale. Dhe pasojat mund të jenë fatale. Pasojat psikologjike, që të rinjtë e vuajnë atë që quhet dinjitet, në përjetimin e emocioneve dhe shpërthejnë në forma agresiviteti.’, tha Muça.

Nga ana tjetër, ajo thoë se prindi duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj ndryshimit në sjellje të fëmijës.

'Hallka e parë e zinxhirit është familja. Fëmija shfaq shenja që nuk i ka pasur më përpara. Fëmija bëhet më i mbyllur. Ka pjesë të ankthit, pjesë të frikës, emocione në momente të caktuar. Koha që kalon në rrjete sociale. Prindi është aty pika e parë e takimit për të parë nëse e shqetëson diçka apo jo. Pra nëse ka lëvizje të shpeshta. Janë disa lëvizje të dukshme. Nëse jemi pak të kujdesshëm, edhe nëse fëmija e manipulon një sjellje ne e shikojmë se çfarë ka që nuk shkon. Por në rastin në fjalë është një djalë 20 vjeç, është i rritur dhe i përgjegjshëm për veprimet e veta.

Në shumicën e rasteve prindit duan që fëmija 20 vjeç të jetë i rritur dhe i zoti i vetes. Por sipas studimeve mosha e adoleshenteve zgjatet. Në shumicën e rasteve këto të rinj pretendojnë se mund ti zgjidhin vetë problemet. Nuk ka pasur shokë të ngushtë që e ka ndarë këtë konflikt që ka nisur prej 3 muajsh. Pra ne mund të kemi edhe të përfshirë të tjerë që me heshtjen e tyre kanë abuzuar. Kjo formë e mosndërgjegjësimit për ti bërë publik ata që u kanosen janë me pasoja të rënda si në rastin konkret.', shtoi psikologia.

Ndërsa Fatjon Softa, eksperti i sigurisë, tha se shqetësuese është situata në shkolla, pasi nxënësit shkojnë të armatosur në shkollë me thika, doreza hekuri apo kaçavida.

‘Shqetësimi më i madh ka qenë shkollat. Që janë vatra e edukimit, pa anashkaluar rolin primar të familjes. Nuk them që janë vetëm rrjetet sociale. Duhet përgatitur edhe për situatat më të komplikuara. Çfarë mund ta parandaloj? Një bashkëpunim i mirë. Shkolla duhet të ketë aktivitet, shkëputen nga shkolla shkojnë në familje dhe nuk ka më komunikim. Në shkolla shkojnë me thika, kaçavida, doreza hekuri. Indiferenca dhe mungesa e ndërhyrjes nuk është transferuar në një institucion që të hynte mes familja, shoqëria që ta ndërpriste këtë konflikt.’, u shpreh eksperti.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?