Kosova & Rajoni

Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri/ U qëllua me 3 plumba, autori pranon krimin, Prokuroria kërkon paraburgim

24 Mars, 18:56| Përditesimi: 24 Mars, 19:00

  • Share

1742839181_bb.JPG

Autori Bleon Dibrani

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për Bleon Dibranin, i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë bëhet e ditur se i riu më datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë të paktën tri herë në trup Ardit Zymerin.

Si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ai ndërroi jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë.

“I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale. Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Vrasja e 19-vjeçarit me armë zjarri, autori pranon krimin, Prokuroria kërkon paraburgim! Xhaxhai i viktimës: S'kemi pasur konflikte me askënd


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?