Dy viktimat dhe autori i dyshuar i krimit në Kurjan të Roskovecit

Vrasja e 2 vëllezërve Kurtaj në Roskovec, edhe një i mitur nën akuzë! Ja gjashtë akuzat e Prokurorisë për 6 të dyshuarit

17 Shtator, 12:59| Përditesimi: 17 Shtator, 13:04

  • Share

Fier- Për vrasjen e dy vëllezërve Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj në Kurjan të Roskovecit më 10 Shtator të këtij viti, nën akuzë është edhe një djalë i mitur, por që për shkak të moshës do hetohet në gjendje të lirë. Në total janë 6 persona të dyshuar nën akuzë dhe hetim.

Gjithashtu i njëjti procedim edhe për një nga të moshuarit e dyshuar, teksa në paraburgim me “arrest në burg” ndodhen autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, Altin Kuka dhe dy djemtë e tij Ervis Kuka, Emaurisio Kuka, si edhe për bashkëpunëtorin tjetër, kushëririn Tomor Zyka, 67 vjeç.

Prokuroria e Fierit konfirmoi sot edhe akuzat e ngritura zyrtarisht ndaj 5 të dyshuarve, të publikuara më parë edhe nga Shqiptarja.com pas masës së sigurisë së dhënë nga Gjykata e Fierit, më 13 Shtator.

Për të miturin me inicialet E.H., për shkak të moshës, organi i akuzës konfirmon se “vazhdon hetimi në gjendje të lirë”, sikurse edhe për të moshuarin Y.K., 76 vjeç, babai i autorit të dyshuar.

“Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur”, njofton Prokuroria.

Për autorin kryesor të dyshuar, Altin Kuka, që u vetëdorëzua pas vrasjes së vëllezërve, me të cilët kishte edhe lidhje miqësie, janë ngritur akuza “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Për djalin Ervis Kuka “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, për djalin tjetër Emaurisio Kuka, “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kurse për kushëririn 67-vjeçar, Tomor Zyka, “përkrahja e autorit të krimit”.

Për babanë e autorit, Y. Kuka, rëndon akuza “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi në banesë iu gjetën 3 armë zjarri dhe municione. Kurse për të miturin E.H., “moskallëzimi i krimit”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?