Vrasja e 2 vëllezërve në Maliq/ Telefonata që i nxori nga shtëpia Andrea dhe Martin Olldashin! Në vendngjarje gjenden gëzhoja! Të rinjtë u ekzekutuan me plumb në kokë dhe gjoks

11 Dhjetor 2020, 09:00| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 17:46

  • Share

Të tjera detaje janë mësuar sot nga vrasja e vëllezërve Olldashi në Maliq ditën e djeshme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja plumbash. 2 viktimat janë qëlluar me armë zjarri në kokë dhe në gjoks, si dhe fakti që janë gjetur gëzhoja në vendngjarje hedhin dyshime se ata janë ekzekutuar në të njëjtin vend ku u gjetën.

Sipas informacioneve, Andrea Olldashi 33 vjeç ka qenë me precedent penal pasi ka qenë i dënuar për vjedhje ku në 2018 ka dalë nga burgu, ndërsa Martin Olldashi nuk ka precedent. Lidhur me këtë ngjarje krahas policisë së Korçës dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës.

Ndërkohë që mësohet se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi në datën 7 dhjetor kur mendohet të këtë ndodhur edhe vrasja një telefonatë i ka nxjerrë nga shtëpia. Për këtë policia ka sekuestruar disa telefona përfshi edhe të të njohurve të tij.

1607686973_1607607076andimartinolldashi.jpg

Andrea dhe Martin Olldashi

Ora 09:51
Vrasja e dyfishtë në Maliq/ Telefonata që i nxori nga shtëpia vëllezërit para se të vriteshin, u morën nga një makinë

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku dy vëllezër u gjendën të vrarë në një kanal në fshatin Zvirinë.

Burime të siguruara për Report Tv bëjnë me dije se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi në datën 7 dhjetor kur mendohet të këtë ndodhur edhe vrasja një telefonatë i ka nxjerrë nga shtëpia.

Për këtë policia, sipas burimeve të siguruara ka sekuestruar disa telefona përfshi edhe të të njohurve të tij. Gjithmonë sipas të njëjtave burime mendohet se vëllezërit janë marrë në një makinë me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar. 

E gjithë kjo edhe për grupin e hetimit lidhet me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk ka një pistë të fortë që mund ta çojë grupin e hetimit tek motivi si dhe autorët e këtij krimi makabër. Policia ka shoqëruar disa persona nga Pogradeci dhe Maliqi por deri tani grupi i hetimit nuk ka shkuar tek autorët.

1607607076_andimartinolldashi.jpg

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 11/12/2020 14:56

    Kur nuk funksjonon drejtesia atehere funksjonon vetegjygjesia si ne kete rast!Po te kishte shtet keta do merrnin gjobat qe ju takonin dhe puna do mbyllej.Mesa duket keta kane hasur ne personin e duhur dhe te gabuar per ta dhe jeten e tyre!

    Përgjigju
  • Teresa: 11/12/2020 11:24

    Nuk jam me asnje Parti,por Mendimi im eshte se Ministri Lleshaj tregoi me Doreheqjen e tij Karakter te larte dhe burreror! Mos ti vleresojme keq dhe me Ofendime pse me vuri Gjobe, une dicka kam bere prandaj dhe e kam merituar Gjoben! Duhet te jemi te paaneshem dhe te mos shohim Interesin vetiak kur duam te gjykojme dike. Ky Personi *Respekte* qe ka shkruar ketu se njef Respektin fare mesa duket ja kane djegur Bythen me Gjoba dhe tani vjell Vrer ketu kunder Policise. Ne asnje Vend te Botes nuk shihen me sy te mire Policet, por Fakti eshte se Policet mbrojne Ligjin dhe sebashku me Ligjin edhe Qytetarin. Ne e kemi arritur Demokracine shume vone, prandaj nuk jemi akoma ne Rangun e Europes persa i perket Policise dhe Jetes se Pergjitheshme. Fajet qe akoma nuk kemi arritur Standartet Europiane i perkasin Kohes se shkuar qe ne kete Rast nuk dua ti ze me Goje se me ndyhet Goja.

    Përgjigju
    • Theresa: 11/12/2020 11:36

      *Respekte*, me fal qe te kam futur padashje ne Schkrimin tim.

  • Respekte: 11/12/2020 09:22

    Pushka top kujt e ka bërë!! Këta plehrat e kishin mbushur kupën, me gjobvënie, dëmtim prone, dhunim personi, trafik narkotikësh. Dy mutra më pak është gjithmonë mirë për shoqerin shqiptare të mbushur mutra si Stresi e nga të llojit të këtyre që fundin e patën si qënër në kanal etj..

    Përgjigju
    • Astriti: 11/12/2020 17:14

      Respekte Une nuk kam gje personale, Une nuk e di se cfare kane bere keta persona perpara. Une them se keta persona qe vrasin 2 vellezer nuk jane me Te mire sesa vellezerit qe u vrane . Ti pastaj rritu pak dhe repliko dhe jo akoma me fljalen e fundit ( Te ndodhte ty ne familjen tende ) ta thuash te paren. Ne kemi shtet dhe shteti duhet te denoje keta persona.

    • @O astrit: 11/12/2020 12:37

      Nuk i njoh fare këta të dy vëllezër, por kur i hyn tjetrit në biznes i vë gjobë i dhunon dhe gruan dhe fëmijën, (këtë se them unë e thot gjykata që I ka dënuar më parë)dhe këta tipat dalin nga burgu se Shqipëria ska gjykata e drejtësi, do dali njëri që do ju fus plumbin. Me që të se paske Problem këtë gjë uroj që herë tjetër të ta bëjnë ty në familje, pastaj flasim kush është enverist..

    • O astrit: 11/12/2020 12:01

      Mos u mer me keta kafshet enveriste.Kto edhe pordh te besh te duan te vdekur.

    • mos...: 11/12/2020 11:20

      Nje plak i mencur me ka treguar, "mos bej keq sa ke ne dore", shume dmthnse, njeriu ka ne dore te beje shume shume keq, por kur nuk mendon se dikë dikur vjen dita dhe do ta besh te mos e zere gjumi i nates dhe pastaj , nuk ka kthim prapa prit vetem pasojat te cilat mund te jene si ketyre dyve, keqardhja per familjaret e tyre, por nqs kane qe problematik ato kan vra veten dmth......

    • Astriti: 11/12/2020 11:01

      Respekte Te kuptoj se ndoshta ti mund ti njohesh keys persona dhe keys mund te kene qene persona problematike por arrijsh Qe ti vrasesh 2 djem njej nene eshte e tmerrshme. Shtetl eshte per ket arsye Qe cdo person Qe ben krim Te denohet dhe jo Te vriten.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?