Vendngjarja dhe viktima

Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit për një vajzë në Tiranë, vetëdorëzohet në polici autori

20 Prill 2023, 17:04| Përditesimi: 20 Prill 2023, 17:37

  • Share

TIRANË- Vrasja tronditëse në mes të Tiranës e 20-vjeçarit Stiven Toshkesi, ka mundur të sjellë me këmbët e tij përpara drejtësisë, autorin Axel Hoxhaj.

Autori është vetëdorëzuar si rezultat i presioneve por edhe me anë të negociatave me familjarët nga ana e ‘bluve’ të Tiranës. Duke qenë se u vetëdorëzua, sipas Kodit Penal mund edhe të ketë lehtësime në vijim të hetimeve mbi ngjarjen. 

Bashkë me të, do të vuajë dënimin edhe miku i tij Ensi Maze i arrestuar pak pas ngjarjes, 18-vjeç i cili qe bashkëpunëtor për vrasjen e 20-vjeçarit mbrëmjen e errët të 19 prillit.

Dinamika e ngjarjes:

Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin. Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy.

Dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 19 prillit, dy të rinjtë kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale.

dëshminë më hershme të bashkëpunëtorit në krim, Ensi Maze ai tha se Stiven Toshkesi ka ardhur me makinë, ka ndaluar dhe më pas ka dalë nga aty duke e qëlluar atë me grushte. Pas kësaj, Toshkesi është qëlluar disa herë me thikë nga Axel Hoxhaj, të cilën e kishte me vete. Ensi Maze ka treguar se ishte në dijeni të një konflikti që autori me viktimën kanë pasur më herët, për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Stiven, por që Axel Hoxhaj e pëlqente.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 20/04/2023 17:59

    Plumbin ne koke edhe keto dy plehra edhe mesojn 100 te tjere. Kjo eshte vrasje me dashje qe ne 2023 nuk mund te egzistoj. Kam 20 vjet i larguar po e njejta shqiperi eshte e do ngele.

    Përgjigju
    • Tokë: 20/04/2023 22:49

      Me siguri, keto 20 vite, ke degjuar plot ngjarje te ngjashme edhe atje ku jeton. Zakon i cuditshem ky i emigranteve, te shajne Shqiperine. Nderkohe bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh per budalliqet qe ndodhin aty ku jetojne.

  • goni: 20/04/2023 17:23

    varini ne mes te tiranes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?