Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, Këshilltarja Ligjore për Report Tv: Do të bëjmë një tubim paqësor të kërkojmë drejtësi! Shqiptarët po kontribuojnë për kthimin e trupit

29 Gusht 2023, 11:35| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 12:11

  • Share

Këshilltarja Rajonale në Rajonin e Marche, Lindita Elezi, një shtetase italiane me origjinë shqiptare, tha se në Itali do të zhvillojnë një manifestim paqësor ku do të kërkojnë drejtësi për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar në Itali Klajdi Bitri.

Në një intervistë për Report Tv, Elezi tha po mbledhin të ardhura për të sjellë trupin e 23-vjeçarit në Shqipëri, që të prehet në Lushnjë ku edhe jetojnë prindërit.

‘Komuniteti italian është vënë në gatishmëri që të ndihmojë familjen, që sa më parë kufoma të kthehet në Shqipëri. Kufoma sot do të bëjë autopsinë. Janë edhe prokurorët që po punojnë. Nesër mbase lirojnë kufomën dhe mund të niset nesër në Shqipëri. Do të bëjmë një manifestim që të kërkojmë drejtësi për Klajdin në mënyrë paqësore. ‘- tha Elezi.

Për gazetarin Andi Kapxhiu, Elezi u shpreh se ato kanë hapur një llogari ‘GoFaundme’ që të mbulojnë shpenzimet e varrimit dhe të dërgojnë trupin e të riut në Lushnjë. Lindita Elezi e cilësoi 23-vjeçarin e vrarë si “shembull perfekt integrimi” e shtoi se të dy vëllezërit janë djem model.

‘Ne si komunitet po punojmë që të jemi më afër Klajdit. Janë nga Lushnja. Jam si e ngurtë! Ka një nënë shumë të re e preokupuar për djemtë. I thash të vinte pranë shtëpisë sime. Këto ditë ka ndenjur me shokët e vet. Ishte një traumë shumë e madhe që na ka prekur të gjithë neve. Klajdi punonte te Porti në një ndërmarrje ndërtimi anijesh. E donin të gjithë sepse ishte djalë shumë i mirë, i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Punon në një fabrikë mermeri. Janë djem me shumë shokë me shumë miqësi. Nga ana tjetër kemi një shembull jo të integrimit të algjerianit.’- tha Elezi.

Elezi u shpreh se e takoi Xhulion, vëllain e Klajdit te morgu i spitalit, e tregoi se janë djem shumë të integruar me shoqërinë italiane.

'Takova vëllain e Klajdit, Xhuljon në spitalin ku është kufoma. Fola më shokët. Ai jetonte me Klajdin, janë dy djem shembullor.'- tha Elezi.

Elezi më tej tregon për Report Tv dhe si ndodhi ngjarja e rëndë.

‘Atë ditë kur ndodhi ngjarja, Klajdi ishte me vëllain e tij në makinë dhe para makinës së tyre ishte një shok italian i Klajdit me fëmijët dhe gruan.Filluan që të zihen shoku i Klajdit bashkë me algjerianin, i cili kapi me grushte italianin.

Në atë moment Klajdi ndaloi makinën dhe shkoi të ndihmonte mikun e tij algjerian. Mori armën që ishte një shtizë peshkimi dhe qëlloi Klajdin duke e vrarë. Vdiq para syve të vëllait të tij. Është një traumë që nuk mund të besohet. Ai vdiq për të mbrojtur një nënshtetas italian. Është një tragjedi shumë e madhe që ka ndodhur.'- tha Elezi.

23-vjeçar shqiptar Klajdi Bitri, u vra në Ankona të Italisë pasi u godit në gjoks me një shtizë peshkimi nga një algjerian. I riu ndërhyri për të shuar sherrin mes shokut të tij, dhe një algjeriani që u konfliktuan për një parakalim, por u sulmua nga 27-vjeçari i huaj i cili ra në pranga katër orë pas vrasjes

    M.Q.//ReportTv.al
    Komento
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?