Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë/ Ish- drejtuesi i Policisë për Report Tv: 2 provat që do ndihmojnë për të përcaktuar nëse polici ka kryer detyrën ose jo

8 Dhjetor 2020, 11:23| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 11:56

  • Share

TIRANË- Ish-drejtuesi i Policisë, Arjan Hoxha në një lidhje për Report Tv ka përcaktuar dy provat që do të shërbejnë për të kuptuar nëse në vrasjen e të 25-vjeçarit Klodjan Rasha, efektivi i policisë ka kryer detyrën apo jo. E para, tha Hoxha, duhet parë nëse në armën e sekuestruar ka gjurmë të viktimës dhe së dyti duhet të kqyret trupi i të riu, drejtimi nga i ka marrë plumbat.

"Dy janë provat që do të na çojnë në zbardhjen, e para në armën që mund të jetë sekuestruar nga policisë duhet të nëse ka gjurmë të dorës së viktimës, që fakton që ka pasur armën me vete. Së dyti nga kqyrja e kufomës, nëse rezulton se plumbat janë nga para-pas, nëse janë nga pas punonjësi ka qenë në kapërcim të mbrojtjes së kushteve të nevojshme.  Këto dy prova do ta ndajnë përgjegjësinë apo jo të policit", tha Hoxha.

Ai ka theksuar se mjafton që dikush t'i drejtojë armën policisë në kërcënim e sipër, siç është raportuar të ketë ndodhur në rastin e 25-vjeçarit Klodjan Rasha,  atëherë polici mund të hap zjarr pa paralajmërim. Kjo sepse sipas Hoxhës, një efektiv policie nuk mund të analizojë në ato momente nëse ajo është një armë zjarri lodër apo e vërtetë.  

"Punonjësi i policisë nëse një individ paraqet rrezikshmëri, në rastin konkret dyshohet se ka pasur armë zjarri, e rëndësishme është që viktima duhet të kishte zhvilluar një sulm, sulm është që nga momenti kur nxjerr armën nga brezi, ndaj policisë ose personave të tjerë. Nëse i ka drejtuar armën dhe punonjësi ka hapur zjarr në momentin që sulmi i viktimës nuk ka përfunduar, atëherë punonjësi ka qenë brenda kushteve të mbrojtjes së nevojshme, se në ato momente nuk ka mundësi ta verifikojë nëse është armë e vërtetë apo lodrës. Në atë moment, polici mund të hap zjarr direkt pa paralajmërim", tha Hoxha.

Hoxha u ndal të komentonte edhe vrasjen ish-drejtorin e Bankës, Artan Santo në zonën e Bllokut, ku një efektiv policie u pezullua nga detyra për mosveprim. Për Hoxhën, edhe ai do të kishte vepruar njëjtë, dhe për këtë dha argumente.

"Dhe unë po të isha te ai polici, nuk do hapja zjarr në gjithë atë zonë të banuar, se mund të kishte pasoja te kalimtarë të zjarrit dhe një punonjës policie nuk mund të hap zjarr ndaj dy autorëve, por mund ta ndiqte pas motorin", tha Hoxha.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E gjen dot: 08/12/2020 14:35

    Ti arjan je gjysem kuksian gjysem tropojan= me ekspert= me avokatin e vis martinit. Prandaj leri ekspertizat e shiko bej ndonje pune se keshtu ju do me shume Flamur me shkop

    Përgjigju
    • Arjan: 09/12/2020 09:18

      Ti njeriu pa emer une kam qene dhe jam avokat dhe klientet vijne tek une dhe i mbroj brenda hapsirave qe me lejon ligji. Se cfare pune bej une kjo eshte pune üer mua kurse ti qenke nje frikacak i ndyre qe fsheh identitetin dhe do jesh ndonje prej atyre kriminelve qe une dhe ish koleket e mij ju kemi treguar vendin.

  • Nul moka injorant: 08/12/2020 13:51

    O Arjan mos dil kot mkot se je bere si puna Žaqe ziut qe thoshte ne nje interviste prej eksperti :ne ne kohen tone: ti sdo ishe kurr ne ate pozicion se ti nuk futesh po ska lek se sje budalla. Polici do beje burg per vrasje dhe kjo sdo shume ekspertize ajo dihet. Te fala kuksjanve

    Përgjigju
  • Delinquenti: 08/12/2020 12:39

    Ne qe komentojme nuk jemi eksperte dhe komentojme te japim mendimin tone "komentojm" PO TI SI ISH QE JE NUK DUHET TE FLASESH TANI PA U BERE NJE EKSPERTIZE E PARE TE PAKTEN PASTAJ MUND TE FLASESH DHE TE JAPESH DHE MENDIME SI ISH QE KE QENE POR MENTALITETI NUK NA LEN QE TE FLASIM MBRAPA ATYRE QE DUHET TE FLASIN TE PARET ......

    Përgjigju
    • Ilir: 08/12/2020 13:26

      Po ca ish ka qene ky mo vlla , ky ka qene dhe eshte nje hajdut m..... si gjithe partiaket qe kane kaluar ca vite ne polici e tani jane bere pronare lokalesh , dyqanesh e biles ca ndertojne edhe pallate.Cdo force politike ka rreth 500-700 nga keta muterit qe i ve ne poste drejtuese kur vijne ne pushtet qe bejne balte pjesen e paster te policise qe nuk u del rroga ne fund te muajit.

  • Arbëri: 08/12/2020 11:53

    Filluan të dalin ”ekspertizat” nga ”ekspert” të pa autorizuar!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?