Vrasja e 26-vjeçarit, motra e përlotur: Nuk ka pasur konflikte, ishte djalë i urtë, punëtor! Xhaxhai: Autorët nuk i njohim, janë nga Peshkëpia

18 Qershor 2022, 14:59| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 19:07

  • Share

 

Motra e Martin Çeços, e përlotur ka folur për vrasjen e vëllait të saj. Ajo tha se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë person dhe se ishte një dajë i urtë dhe punëtor.

‘Me aq sa di, unë ka humbur që të dielën. I urtë, punëtor. Bënte dru në fshat dhe i shiste. Nuk i njohim personat. Nuk jam kam idenë se kush janë autorët. Unë rri në Greqi. Jetonte me babain, nuk kishte thënë asgjë në shtëpi. Kishte dalë në 11 të natës. Dje u vumë në dijeni për lidhjen. Prej një muaji ka qenë në lidhje, më shumë se di.’- tha motra, Katerina Ago.

Xhaxhai i tij tha se nuk i njohin autorët, ndërsa pohon se ato janë nga Peshkëpia e Pogradecit. 

‘Ne mbas 4 ditësh e morëm vesh. Na thanë se është mbytur nipi nuk dimë asgjë. Mbas 4 ditësh e gjeti policia. Vetëm e motra dhe i ati. E gjetëm tha dhe e dërguam atje. Sot e morëm vesh se është ekzekutuar. Nuk janë nga fshati, janë nga Peshkopia. Djalë më i urtë nuk kishte.’- u shpreh xhaxhai i tij Ireakli Sokrati.

Po ashtu edhe fqinjët flasin fjalë të mira për djalin.

‘Djali shumë, shumë i mirë. Po bëjmë vite këtu dhe familja shumë e mirë. I ati është në gjendje shumë të rëndë edhe djali donte të mbyste veten mbrëmë. E kemi dërguar në spital të atin. Ka dhe një motër tjetër. Ky djalë nuk prekte një mizë.

Jemi komshinj. Djali nuk ngatërronte njeri. Na ka ardhur shumë keq për të. Këtu jemi po nuk e di. Ai nuk jepte përgjigje me një vajzë këtu në fshat. Nuk e dimë nga ishte kjo vajza. Thonë se ishte nga Goskova. Autorët nuk i njihnim.’- u shprehën fqinjët.


Lajmi kryesor:

26-vjeçari nga Maliqi u gjet i vdekur në rezervuar, u mbyt me litar nga 3 persona, arrestohen! E dashura e tij e lidhur më parë me njërin prej autorëve, zbardh ngjarjen


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?