Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër lidhur me krimin që tronditi vendit mbrëmjen e djeshme, ku një tjetër vajzë këtë herë jo shqiptare humbi jetën nga dora partnerit të saj.
I ndikuar nga lajmi i hidhur i vrasjes së vajzës së re ganeze nga 26-vjeçari shqiptar vetëm disa orë pasi kishte shkelur në Shqipëri, e bëjnë Bracën të kërkojë përgjigjen në pyetje që nuk i gjendet “pse-ja” prej kohësh në vendin tonë. “Si ka mundësi që në këtë vend pasioni i ca burrave kthehet kaq shpejt e shpesh në krim? Si ka mundësi?”, shkruan ai.
Me tone disi ironike, ai shkuan se mendonte se “urrejtjen” burrat e kishin vetëm nga vajzave dhe grave shqiptare, por tani siç shprehet ai po vërtetohet se “urrejtja” është kundrejt çdo vajza që ndodhet në Shqipëri.
Sipas Braçes shprehja “T’ka baba çun, e t’ka mama yll, është një kulturë që duhet zhbërë me edukim, barazi dhe respekt!
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në takimin e parë pas muajsh largësie i cili rezultoi edhe i fundit për çiftin e të rinjve të dashuruar, 26-vjeçarin nga Dibra Klinton Pira, dhe 31-vjeçaren nga Gana me shtetësi franceze Jaësackie Jaboah.
Vetëm pak orë pasi kjo e fundit kishte mbërritur në Tiranë nga Franca u takua me të dashurin e saj në banesën e marrë me qira ditore, në të cilën gjeti edhe vdekjen nga duart e tij, e cila e qëlloi disa herë me thikë në gjoks. Më pas ai, autori i krimit makabër në një moment gjaknxehtësie u hodh nga kati i 8-të i pallatit ngjarja.
Si ka mundesi pyet gangon e pashakos se e ke shok te thot ai si behen vrasjet pler hipokrit po hajde se do japesh llogari para zotit bastard
PërgjigjuPsikolog, zv Kryeminister, Inxhinjer, Doktorr, Gjithllog Bracja e gjeti zgjidhjen, barazia gjinore. Ste vjen zorr qe perdor tragjedite e te tjereve per agjenda politike qe ti urdherojne nga jashte ore burrec.
PërgjigjuSa bukur pas miliardave ... Filtet bukur behet analize e detajuar... Sa bukur Mario sa bukur... Ore keto ndodhin ne gjithe boten edhe Jan te pa evitueshme fare... Nuk I ndalon asgje keto fenomene as baba cun as MoMA cun...filozofira e teorira mbas screen -it telefonit apo PC.. cfare behet ne realitet cfare hapet juve meqe ishit ne krye te ketij vendi per te parandaluar kete fenomen!? Asgje fjale ju edhe paraardhesit... Keshtu qe ndjese pacin edhe presim historine e rradhes ne Albanistan...
Ky palla kujton akoma se eshte ne opozite. Pse nuk pyet veten se sa po merret shteti me keto personat problematike? Sa qendra jane ngritur neper albanistan qe te ndihmojne me psikologe keto lloj kafshesh?
Përgjigju