KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar personin e shtatë në lidhje me vrasjen e kuksianit Visart Cengu në lokalin “Kobra City”. Në pranga ka përfunduar Roland Susuri, për të cilin Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 30 ditë.
Ai akuzohet për pjesëmarrje në rrahje dhe manipulim të provave dhe mediat e Kosovës raportojnë se Susuri dyshohet se ka nisur i pari konfliktin.
Dinamika e ngjajes së rëndë në Prizren:
Një konflikt për një faturë të birrave në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi. Ngjarja ndodhi në të gdhirë të 3 janarit në lokalin e ‘Kobrës’, i identifikuar si Dibran Hoxhaj për një faturë të papaguar.
Viktima bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur. Kush është autori
Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri. Pas kësaj ngjarjeje, mediat e kosovës raportuan se mbi të rëndonin mbi 100 akuza për vepra penale por gjithsesi ai ishte i lirë.
Po ata Kukesianet e shkrete a nuk i paten syte ne balle. Ky duket nje kilometer larg qe eshte surrat i poshter.
Përgjigju