Ylber Jaku

Kronikë

Vrasja e 34-vjeçarit në Has/ Mesazhi që la autori në rrjete sociale: E hoqa qafe për t'u dhënë një mësim atyre që bënin si të fortë me familjen time

8 Maj, 10:50| Përditesimi: 8 Maj, 10:59

  • Share

Ylber Jaku, autori i vrasjes së 34-vjeçarit Reshit Sallahun të mërkurën në Has, kishte bërë edhe një postim në rrjete sociale për krimin e rëndë. 41-vjeçari, i cili ishte kthyer nga Anglia një ditë para kryerjes së krimit, shkruan se e hoqi qafe me armë gjahu për t'u dhënë një mësim atyre  që bënin të fortë me familjen e tij. 


"Shërbimet sekrete shqiptare kanë vënë rrugeçër për të fyer anëtarët e familjes time. Më duhej të hiqja qafe njërin prej tyre, arsyeja është e qartë, për t’i dhënë një mësim të tjerëve që prisnin në radhë për t’u treguar të fortë me mua dhe familjen time", ka shkruar autori i vrasjes në rrjete sociale. 


Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në fshatin Pla të Hasit. 41-vjeçari Ylber Jaku dyshohet e ka pritur 34-vjeçarin disa metra nga shtëpia, dhe sapo ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën. Reshit Sallahu është vëllai i 21-vjeçares që sulmoi me sëpatë më 6 maj, prindërit e Jakut.

Shkak i këtij konflikti është një rrugë kalimi, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre.  Toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie. Mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. 
 

Postimi i autorit në rrjete sociale 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Raku: 08/05/2025 12:29

    Faji esht 100% i shtetit qe i le te bojn qef me pronat e shtetit per mendimin tim pronat aty jan pa certifikat pronesie si ne te gjith bregtetin shqiptar rroft drejsia zingarve

    Përgjigju
  • Un: 08/05/2025 11:47

    Me mjekerr arabi duket se cfar talebani esht. Gjith rraca e tyre jan kriminela

    Përgjigju
  • Beni: 08/05/2025 11:06

    Jemi komb shume injorant por dhe shteti ka fajin kryesor qe nuk i zgjidh keto konflikte per pronat qe perfundojne ne tragjedi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?