Mikel (Gjovalin) Alia dhe Eri Zefi

Vrasja e 34-vjeçarit në tetor 2019 në Fan të Mirditës, prokuroria mbyll hetimet, çon të pandehur shokun e fëmijërisë: E nxori në pritë, ka prova

17 Shkurt 2021, 09:16| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 09:22

  • Share

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019-të në fshatin Zall-Xhuxhe të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë.

Në lidhje me këtë krim është dërguar i pandehur Mikel (Gjovalin) Alia dhe ndaj tij është ngritur akuza e Vrasjes së kryer në bashkëpunim. Referuar dosjes hetimore thuhet se 42-vjeçari ka patur një rol mjaft të rëndësishëm në këtë ngjarje, pasi është arritur të provohej përmes pamjeve filmike dhe bisedave telefonike se ai e ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin Eri Zefi, të cilin e kishte patur shok fëmijerie.

Megjithatë, vrasja mendohet të jetë kryer nga dy persona të tjera të cilët nuk është arritur të identifikohen. Gjatë hetimeve të cilat u zgjaten më shumë se 1 vit prokurori i çështjes i ka kërkuar 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia që të bashkëpunoje me drejtësinë për të treguar autoret më qëllim që të përfitonte lehtësira, por 42-vjeçari në vazhdimësi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke deklaruar se është i pafajshëm.

34-vjeçari Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e preken në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg rrugës së kombit, ndërsa ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i tij është i dënuar për vrasje.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?