Camilla, Daniele Bedini dhe Nevila Pjetri

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri, dëshmia e autorit të dyshuar: Jam i pafajshëm! Isha me shokët në lokal

9 Qershor 2022, 09:30| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 09:43

  • Share

Daniele Bedini është autori i dyshuar i vrasjes së shqiptares Nevila Pjetri dhe transgjinores Camilla ka rrëfyer se është i pafajshëm dhe pretendon se natën e krimit ishte në lokal me disa shokë. 32-vjecari ndodhet në burgun e La Spezias ku pret seancën gjyqësore për të mësuar masën e sigurisë.

Pas takimit me avokatin, ka thënë se natën e vrasjes ka qenë me disa shokë në lokal, ku ka qëndruar edhe pas mesnatës. Kështu pretendon të hedhë poshtë fajin për vrasjen që dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit, shkruajnë mediat italiane.

Ndonëse hetimet janë përqendruar tek vdekja e Nevilës, ngjarjet dyshohet të kenë lidhje me njëra-tjetrën. Aktualisht po hetohen telefonatat nga celulari i Pjetrit që ishte i ndezur deri para orës 2 ndërsa i Camillës ishte i ndezur deri në mëngjes. Të dy telefonat janë të zhdukur së bashku me disa sende personale.

Ndërkohë po kontrollohet edhe telefoni i Bedinit pasi mund të sjellë fakte të reja për dy vrasjet.

Nevila u vra me dy plumba, ndërsa edhe Camilla u ekzekutua me një ose 2 plumba. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë. Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?