Altin Arapaj dhe vendi ku u gjet i vdekur

Kosova & Rajoni

Vrasja e 41-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet bashkëatdhetari si autor i dyshuar! Si ra në prangat e policisë, e ‘tradhtoi’ heshtja

23 Maj, 07:20| Përditesimi: 23 Maj, 09:36

  • Share

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj në Greqi, i cili u gjet i pajetë një ditë më parë në Rafinë. Sipas mediave greke, 46-vjeçari Mikel Selimaj u kap në një shtëpi në Glyka Nera.

Sipas informacioneve nga ERT, pronarja e apartamentit ku jetonte 46-vjeçari u përpoq ta kontaktonte duke trokitur në derë, pa marrë asnjë përgjigje. Gruaja u shqetësua se mund të kishte humbur ndjenjat dhe u përpoq të hapte derën, por pa sukses. Ajo menjëherë njoftoi Policinë, duke deklaruar se ndoshta kishte një emergjencë.

Oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje duke i rënë ziles për rreth 20 minuta. Më në fund, 46-vjeçari hapi derën, qartësisht nën ndikimin e drogës. Oficerët e policisë e njohën menjëherë nga fotografia që kishin në dispozicion dhe e vunë në pranga. Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë gjetur automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori i krimit, brenda të cilit u gjet një gëzhojë dhe gjurmë gjaku të tharë. Autori e ka qëlluar viktimën brenda automjetit.

U gjet edhe një makina tjetër, që duket se e ka përdorur për transportin e tij.

Dinamika e ngjarjes

Sipas informacioneve, gruaja e 41-vjeçarit kontaktoi autoritetet mëngjesin e së mërkurës, duke raportuar se mori një telefonatë nga ai se është qëlluar në fytyrë nga një person, të cilit i kishte përmendur edhe emrin, dhe i kërkoi që të përpiqej ta gjente. "Ndihmë, më kanë qëlluar në kokë nga..., zbuloni se ku jam", thuhet se ka thënë ai.

Hetimi i policisë zbuloi se natën e së martës së kaluar, viktima, autori i dyshuar dhe dy persona të tjerë u takuan në Artemidë. Ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga 41-vjeçari dhe bënë një ndalesë të shkurtër në Rafinë. Atje, autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë.

41-vjeçari arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, të telefononte gruan e tij dhe t'i tregonte asaj se çfarë kishte ndodhur, përpara se të jepte frymën e fundit. Autori i krimit u arratis me makinë. Pista kryesore e vrasjes është larja e hesapeve për prishjen e pazareve të drogës, pasi dy shqiptarët kanë qenë në duart e autoriteteve për raste të tilla.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?