Vrasja e 48-vjeçarit në Sukth/ Të shoqëruar 20 persona, autorët të maskuar, e kanë mbajtur në vëzhgim prej kohësh, djali i mitur pa babanë e plagosur, lajmëroi fqinjët dhe e çoi në spital

19 Maj 2022, 10:08| Përditesimi: 19 Maj 2022, 13:11

  • Share

DURRËS- Personi i parë që e ka parë të shtrirë në tokë Arben Mërkurin,  të plagosur nga plumbat, është djali i mitur i  48-vjeçarit. I tmerruar nga ajo se çfarë kishte ndodhur, djaloshi ka njoftuar fqinjët të cilët e kanë ndihmuar që ta çojnë me makinë babanë e tij në spital, por si pasojë e plagëve të marra, Mërkuri, i njohur si 'Maneci i Sukthit', nuk ia doli që të mbijetonte.

Kur ende nuk kanë kaluar 24 orë, hetuesit kanë zbërthyer mënyrën se si është ekzekutuar Arben Mërkuri (Ismaili) një ditë më parë në biznesin e tij në qendër të Sukthit. Report Tv ka mësuar se kanë qenë 3 autorë, një shoferi, një personi që ekzekutoi 48-vjeçarin dhe një tjetër që ka mbajtur në vëzhgim prej kohësh Mërkurin deri në moment "ideal" për ta ekzekutuar. Referuar burimeve, 2 prej tyre janë kapur nga kamerat e sigurisë, por kanë qenë me maska të zeza duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre. Mërkuri sapo zbriti nga makina e tij është qëlluar me breshëri plumbash, por ai ka tentuar që t'u shpëtoj duke u futur në ambientet e dyqanit. Kjo nuk e ka ndihmuar, pasi njëri prej autorëve e ka ndjekur duke e plagosur rëndë.  12 gëzhoja automatiku janë gjetur në vendin e ngjarjes, teksa shenjat e plumbave janë ende të dukshme në dritaret e biznesit në qendër të Sukthit dhe në makinën e tij. 

Të paktën 20 persona janë shoqëruar, 10 prej tyre dëshmitarë okularë të cilët kanë deklaruar përballë uniformave blu se kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe përplasjen e dyerve të makinave, ku sipas tyre autorët kanë lëvizur me një makinë tip Benz 'GLE' ngjyrë gri, e cila është larguar drejt autostradës.

Pista kryesore e hetimit është ajo e përfshirjes në konflikte të mëparshme dhe larje hesapesh, pasi Mërkuri është një emër i njohur për policinë e qytetit dhe jo vetëm. 'Maneci' dyshohet i përfshirë edhe në dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit. Por përveç kësaj ngjarjeje, ai dyshohet edhe si vrasës me pagesë, por që asnjëherë nuk u arrit të dokumentohej.

Arben Mërkuri njihet si mik i Landi Muharremit, Rrumit të Shijakut, por që për shkak të një konflikti nuk shoqëroheshin më. Landi Muharremi ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji ditën që këtij të fundit iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit. 48-vjeçari ka qenë gjithashtu një nga personat e dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin e 4 viteve më parë të Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt.

Mërkuri ka në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur, ku dhe ndodhi ngjarja si edhe një kompani që merret me mbarështimin e pulave. Madje së fundmi ai është përfshirë në një ngjarje ku ka tentuar që t'i thyejë kamerën një gazetareje investigative, pasi po denonconte se ka groposur pulat me grip shpendësh në mënyrë të paligjshme. Nga sa mësohet, në Itali ishte i dyshuar se ka vrarë një prostitutë, ku edhe një video shihet teksa thotë se "deri dje i bënte femrat copa-copa", dhe se tani kishte ndryshuar pasi ka vetë një vajzë.
1652906068_merkurii.jpg

Ora 10:49
Atentati në Sukth/ Report Tv sjell pamjet nga dyqani i 48-vjeçarit, shenjat e plumbave në derë

 

Report Tv sjell pamje nga dyqani ku u ekzekutua 48-vjeçari Arbën Mërkuri, në Sukth. Në pamjet duken shenjat e plumbave në derë të biznesit që priste të hapte Mërkuri në qendër të Sukthit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • faik: 19/05/2022 14:53

    Kur nuk vepron drejtesia vepron vetgjyqesia, ky dihet qe ishte nje kriminel vrases....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?