Vrasja e 60-vjeçarit në Tiranë, Olgert Dhimitri u përlesh me viktimën brenda në lokal! E ndoqi nga pas dhe e qëlloi me thikë sapo u pengua në rrugë

9 Maj 2022, 10:59| Përditesimi: 9 Maj 2022, 17:45

  • Share

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Ilir Kapos, i cili u qëllua për vdekje me thikë nga fqinji i tij, 37-vjeçari, Olgert Dhimitri.

Kur tashmë konflikti verbal kishte nisur brenda ambienteve të lokalit në rrugën "Ibrahim Ndroqi", Ilir Kapo dhe Olgert Dhimitri u zhvendosën për t'u "sqaruar" jashtë tij. Sipas burimeve nga policia, sapo dy burrat dolën jashtë nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushta. 60-vjeçari Kapo e ka goditur gjithandej Dhimitrin, me grushta e shqelma, ndërsa një grup prej shtatë apo tetë personash të lagjes që kanë qenë të pranishëm, nuk kanë mundur t'i ndajnë.

Kur Dhimitri ka parë që ka qenë e pamundur të vijonte përplasjen fizike me Kapon, është zhvendosur aty pranë në afërsi tek disa kangjella, ka marrë një thikë dhe ka nisur të ndjek nga pas 60-vjeçarin. Ilir Kapo ka vrapuar për rreth 25 apo 30 metër dhe është penguar e ka rënë në tokë, çfarë ka sjell në përfitimin e Dhimitrit i cili nga aty e ka qëlluar me thikë disa herë në bark dhe afër qafës. Kapo, i plagosur, është ngritur ka ecur në vështirësi për disa metra, ka rënë para lokalit ku vetëm pak çaste më parë po pinte në një tavolinë dhe ka dhënë shpirt.

Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Madje autori nuk ishte në gjendje që të kuptonte krimin që kishte kryer. Ngjarja u regjistrua pak ditë më parë pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë.

Olgert Dhimitri dhe ilir Kapo
 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?