Vrasja e taksist në Fushë- Prezë, identifikohet autori! Dyshohet konflikt në fisin Budlla

5 Gusht 2020, 15:26| Përditesimi: 5 Gusht 2020, 18:58

  • Share

TIRANË- Dy ditë pas vrasjes misterioze të taksistit, Abdulla Budlla, policia identifikon autorin e ekzekutimit të 71 vjeçarit.Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është drejt zbardhjes dhe dokumentimit të plotë ku dyshohet se shkak për eliminimin e tij fizik është bërë një konflikt në fisin e Budllës.

Operacioni është ende në vijimësi, me uniformat blu që vijojnë kontrollet në zonën e Rinasit dhe atë të Fushë Krujës për të mësuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë ne policinë e Tiranës ka disa të shoqëruar të cilët dyshohen se janë të përfshirë në ngjarjen e 2 ditëve më parë ku mbeti i vrarë taksisti Abdulla Budlla ndërsa vijon puna për kapjen e automjetit të përdorur nga autorët.

71-vjeçari baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me Aeroportin e Rinasit. 7 plumba të dala nga automatiku i morën jetën taksistit që punonte në të zezë, me autorët që u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes duke mos lënë asnjë gëzhojë.

Abdulla Budlla ishte një person pa precedent të mëparshëm penal e që njihej nga fqinjët në fshatin Ahmetaq si një njeri i qetë dhe shembullor.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?