EKSKLUZIVE/ Vrasja e adoleshentit në Gramsh, babai i autorit: Si të ishte vrarë djali im, jetoj me dhimbjen e familjes tjetër! S’kishim dijeni për konflikt

18 Maj 2023, 13:25| Përditesimi: 18 Maj 2023, 16:10

  • Share

I tronditur nga i biri 15 vjeçar që ndodhet pas hekurave për vrasjen e bashkëmoshatarit, babai i autorit Servet Karaj foli ekskluzivisht për Report Tv duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për debatin. Fatjon Bicin që u nda nga jeta padrejtësisht e cilëson si djalin e tij ndaj kërkon ndjesë për familjen e viktimës. Përmes ekranit të Report Tv, nga fshati Cerujë ku banon, i thotë se është i gatshëm që të shkojë të bisedojë me ta nëse pranojnë.

“I kërkoi falje jashtë mase. Edhe unë e quaj djalin tim se njëlloj janë. Jam gati që të shkoj që sot te familja e tyre nëse pranojnë”, tha Karaj.

Për dëshminë e të birit, thotë se mban mend shumë pak gjëra pasi është i rënduar emocionalisht.

“Kishte shkruar u zumë, më gjuajti grushta barkut, nxora thikën, i gjuajta njërit dhe ika”, tha Karaj.

Karaj kërkon që drejtësia të bëjë detyrën e vet. Si një prind që përjeton trishtimin njësoj si familja e Fatjon Bicit, Karaj thotë se "mjerë ai që iku se ky do rrijë e do dalë (nga burgu), por ai s'del më atje ku iku. Mjerë familja e shkretë dhe ne që na zuri..."

Në një përshkrim të shkurtër për të birin shprehet se nuk e dinte që mbante thikë me vete, e quan djalë të rregullt dhe jo problematik.

“Djali ka qenë shumë i qetë, nuk merrej me gjëra të tilla. Atë ditë nuk ka shkuar në shkollë se kishte probleme shëndetësore. Unë isha vetë në Gramsh e 10 minuta pasi jam kthyer më kanë marrë në telefon. Jam habitur. Sjellja e djalit ka qenë normale, nuk të linte përshtypje. Nuk di si të them, nu ki kam parë asgjë me vete. Në polici na thirrën për deklaratën.

Nuk i kam parë asgjë as në cantë, as në xhep. Djali nuk ka pasur raste të tilla, nuk kam dëgjuar asnjëherë debat. Nuk kishim asnjë informacion se po të kisha sikur 2% të dija nuk do të kishte arritur deri këtu. Shkonte në shkollë zakonisht, ishte nxënës mesatar, i rregullt, të shtuna të diela punonte, nuk ishte problematik”, tha Karaj.

Si ndodhi ngjarja
15-vjeçari Fatjon Bici, nxënës i klasës së 9-të ishte nisur për në shkollë si çdo ditë tjetër, por nuk u kthye shëndosh në shtëpi. Ai u godit me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe disa bashkëmoshatarëve. Ai u godit me thikë në një park të qytetit të Gramshit, bashkë me kushëririn e tij M. Lici, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës. Fatjon Bici mbeti i vdekur nga goditja me thikë në zemër. Konflikti që u bë shkak për krimin kishte nisur ditë më parë, pasi të rinjtë shkëmbyen sharje në rrjetet sociale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 19/05/2023 09:10

    Çfare te ben femija , nuk ta ben as perendia… cfare te thote qyqi..!!

    Përgjigju
  • Iris: 19/05/2023 01:21

    /Scutari/,e keni gabim kur permendni Kanunin dhe akuzoni adoleshentet qe po shkojne ne drejtim te krimit.Para disa muajsh /Shqiptarja/ dha nje rast per nje adoleshent ne Veri,te cilin e kishin rritur gjysherit si jetim-viktime e gjakmarrjes qe te vogel.Djaloshi u rrit nga gjysherit,fisi e shoqeria me /Kanun/ dhe vajti e vrau dhe vete per te vazhduar hakmarrjen.U denua pak per shkak te moshes dhe kur te dale,ose do te ngujohet,ose do te fshihet, qe te shpetoje dhe disa kohe sa te mundet.Ligjet mund te ashpersohen sa lejon legjitlacioni jone,por Kanuni eshte regresiv e vdekjeprures per shoqerine tone.Mbjell krim dhe aty ku nuk duhet te ishte.

    Përgjigju
  • 3D: 18/05/2023 21:36

    Deri në moshën 18v.ligji vë në përgjegjësi prindin sa punohet me fëmijë nga prindi aq formohet edhe fëmiju

    Përgjigju
  • jani: 18/05/2023 18:25

    kontrolloni femijet,,,nga shkojne me ke mut rrine.....cfare bejne...pse nuk rrine shtepi te mesojne por bredhin rrugeve me thika te duar..brez muti..prinder hale....

    Përgjigju
  • Scutari: 18/05/2023 14:18

    Prandaj Kodi i Lek Dukagjinit ka qenë derman për këto punë! Vrave, duhet të vritesh! Ligji duhet të ashpërsohet shumë sepse adoleshentët kanë evoluar në drejtim të kryerjes së krimeve, nuk duhet të bëhet dallim apo të lehtësohet se është i mitur!

    Përgjigju
    • Agron: 18/05/2023 17:33

      Po dhe jo. Duhet thene qe te miturit jane lene ne meshire te fatit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?