Tommaso Dini, Ilir Leba dhe vendngjarja

Vrasja e agjentit imobilar italian një vit më parë, dënohet me 12 vite burg muratori shqiptar

17 Prill 2023, 21:24| Përditesimi: 17 Prill 2023, 21:28

  • Share

ITALI- 12 vite burgim për vrasje me dashje ka qenë masa e sigurisë caktuar nga Gjykata ndaj 49-vjeçarit shqiptar Ilir Leba i cili vrau agjentin e pasurive të paluajtshme Tommaso Dini më 27 mars të vitit të kaluar.

Muratori shqiptar, Ilir Leba u gjykua nga gjyqtarja Sara Farini e Firences. 49-vjeçari shqiptar do të duhet të paguajë edhe një shumë parash prej rreth 260 mijë euro për familjarët e sipërmarrësit.

Shkak u bënë konfliktet e shpeshta në punë për shitjen e një apartamenti, që përshkallëzoi deri në pikën e fundit ku muratori vrau agjentin e shitjeve.

Teksa u takuan për të sqaruar njëri-tjetrin, shqiptari kishte marrë një thikë me vete me të cilën e goditi italianin disa herë në gjoks. Avokati këmbënguli në gjyq se takimi ishte i rastësishëm dhe se klienti i tij kishte vepruar në kushtet e gjaknxehtësisë.

Si ndodhi ngjarja:

Shqiptari Ilir Leba, i cili drejton një kompani ndërtim në Itali është parë duke u zënë me Tommaso Dini , 50 vjeç, një agjent imobiliar. Kamerat e sigurisë fillimisht kanë filmuar një sherr mes të dyve me fjalë dhe të bërtitura në rrugë dhe më pas shqiptari ka përdorur thikën duke e goditur disa herë dhe më pas është larguar me vrap.

Kanë qenë dëshmitarët në rrugë që kanë thirrur ndihmën e parë dhe njoftuar policinë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?