Viktima Agustin Kaza dhe autori i dyshuar

Kronikë

Vrasja e Agustin Kazës në Bruksel, dalin FOTOT e autorit të dyshuar! Policia nis kërkimet

10 Shtator, 11:05| Përditesimi: 10 Shtator, 11:13

  • Share

Një tjetër person është shpallur në kërkim i dyshuar si autor në vrasjen e Agustin Kazës në Belgjikë, ngjarje e ndodhur më 28 prill 2024.

Në mediat belge është publikuar imazhi i autorit të dyshuar, i cili është i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapele me qëllim fshehjen e tipareve.

Agustin Kaza u qëllua me 1 plumb në kokë dhe 2 në gjoks teksa po pinte kafe në një prej tarracave të lagjes Scharbeek të Brukselit.

Deri më tani autoritetet vendase kanë shpallur në kërkim 2 persona, të cilët dyshohen si të përfshirë në ngjarje ndërsa një i 3-të është shpallur së fundmi pas publikimit të fotove në media. Këtë herë, policia është në kërkim të një burri me trup të shëndoshë, i cili mbante veshur xhinse gri të errëta, një bluzë me kapuç të zi dhe një kapelë të zezë.

Roli i tre personave të shpallur në kërkim ende mbetet i paspecifikuar.

Agustin Kaza u qëllua me tre plumba teksa po pinte kafe në Schaarbeek të Brukselit. Ai u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë pas një jave, më 6 maj. Një ndër pistat që po hetohet është dhe ajo e gjakmarrjes. Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini në Mirditë më 3 korrik 1997.

Këto të fundit dyshohet se i kanë vrarë vëllain, i cili ka qenë shef krimesh në zonë në vitin 1994.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?