GJKKO

Kronikë

Vrasja e Andi Malokut në Shkozet, dëshmon në GJKKO bashkëjetuesja e Arben Mërkurit: Nuk i kam njohur shokët e burrit! Dervishaj: Ai ishte vrasës me pagesë

3 Tetor, 11:41| Përditesimi: 3 Tetor, 13:09

  • Share

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e Shkozetit kundrejt ish-prokurorit Arian Ndoja.

Në gjykatë për të dëshmuar u paraqiten bashkëjetuesja e Arben Mërkurit alias Ismaili, ky i fundit i ekzekutuar në maj të vitit 2022 dhe babai i Andi Malokut, Genci Malokut.

Fillimisht, Shtetasja Sh, ka dëshmuar se nuk i ka njohur kurrë shokët e bashkëshortit të saj dhe se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin kriminal të tij.

Pjesë nga seanca në GJKKO:

Shtetasja Sh: Unë banoj në Sukth Durrës. Arben Merkuri ishte bashkëjetuesi im. Unë nuk i kam njohur asnjë shok të tij. Arben Merkuri ka ndërruar jetë në Maj 2022. Kemi një dyqan në Sukth. Ka punuar edhe në bashki. Ka pasur më përpara mbiemrin Ismaili. Në vitin 2020 ka vdekur motra e burrit në Itali. Plaurent Derivshaj nuk e njoh. Ne nuk dimë asgjë se si është vrarë. Kam 15 vite qe kam bashkëjetuar me Arben Mërkurin. S’di gjë fare për shokët e burrit as me kë shoqërohej. Kam dy fëmijë nga bashkëjetesa. Mbaj mend që ka pas një telefon. Nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë. Ditën kur u vra Arbeni kemi qenë bashkë, dikush e mori në telefon dhe sa zbriti shkallët dëgjuam zhurmë armësh. Djali më tha kanë vrarë babin. Nuk di gjë kush e ka bërë vrasjen. Biznesin e kam të rregullt me dokumente.

Plaurent Dervishaj: A ke marr vesh ca është fol për burrin tënd? Burri jot flitet se ka qenë vrasës me pagesë. S’ka grua që i thotë burrit “shko vrit”

Shtetësja SH: Nuk është e vërtetë

Plaurent Dervishaj: Burri jot dhunonte dy gazetare, e ke parë

Shtetësja SH: Nuk e kam parë

Ndërsa babai i Andi Malokut, Genci Maloku, gjatë dëshmisë tha së në momentin e ngjarjes tragjike, djali e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që i kishin qëlluar. Më tej ai tha se ‘Rrumi’ i kishte thënë që atentatin e ka paguar Plaurent Dervishaj dhe grupi i tij.

"Pas ngjarjes jam taku me Arjanin na ka ardhur te shtëpia, Rrumi ishte në spital. Djali ndërroi jetë pas 7 ditësh. Doja ta dija arsyen pse ka ndodhur.

Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë, më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij", tha Genci Maloku.

Po ashtu Genci Maloku është përplasur me Plaurent Dervishajn, të akuzuarin si porositës të atentatit ku mbeti i vrarë djali i tij. Genci Maloku i ka kërkuar Plaurent arsyen e vrasjes së djalit të tij.

"Pse ma ke vrarë djalin? Çfarë  te bëri djali?" tha ai.

Lajmi në përditësim...

Ora 12:19
Babai i Andi Malokut përplaset me Plaurent Dervishajn në GJKKO: Pse ma ke vratë djalin?

1759486806_page.jpg

Genci Maloku, babai i Andi Malokut i cili ngeli i vrarë pas atentatit në Sukth ndaj Arjan Ndojt, është përplasur në GJKKO me Plaurent Dervishajn, të akuzuarin si porositës të këtij atentati.

Genci Maloku i ka kërkuar Plaurent arsyen e vrasjes së djalit të tij. Ndërsa Dervishaj i tha se duhet të vinte që ta takonte personalisht.

Përplasja:

Plaurent Dervishaj: Kur Rrumi ka përmend emrin tim, të ka thënë gjë tjetër?

Genci Maloku: Jo nuk e dinte fare mbi arsyet . Arben Merkurin e njoh e di qe thirrej me nofkën Maneci. Në telefon me ka ardhur një mesazh në emër te Plaurenti Dervishaj. Më ka shkruar jam Plaurenti. Kam bërë kallëzim tek komisariati6

Mirë djalin po mua, pse ke dashtur më vrarë pa ju bwrw asgjë?

Plaurent Dervishaj: Hajde me tako një ditë dhe ta sqaroj.

Genci Maloku: Pse ma ke vrarë djalin? Ca te bëri djali?

Plaurent Dervishaj: A te ka permend Rrumi emrin tim?

Ora 12:05
Dëshmia në GJKKO, babai i Andi Malokut: Rrumi më tha se atentatin e ka paguar Plaurent Dervishaj

1729457472_finalprojekt.00514517.Still323.jpg

Dëshmitari tjetër që u paraqit para GJKKO, është Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbeti viktimë në atentatin ndaj Arjan Ndoj në Sukth.

Ai tha së në momentin e ngjarjes tragjike, djali e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që i kishin qëlluar. Më tej ai tha se ‘Rrumi’ i kishte thënë që atentatin e ka paguar Plaurent Dervishaj dhe grupi i tij.

Dëshmia:

Genci Maloku:  Djali ka qenë kamerier, dhe pastaj shoferi i prokurorit. 1 muaj para ngjarjes është punësuar. Lëvizte me mjetin qe ndodhi ngjarja. Arjan Ndoja punonte në Durrës prokuror.

Ditën e ngjarjes isha në shpi. Më mori djali,  jam keq o babë na kanë gjuajt. Ka qenë ora 4:30, 5 sa po dilja me pi kafe. Babi kështu kështu na kanë gjuajt. Mendova se po bënte shaka.

Kam shkuar në Spitalin Ushtarak. Kam folur me djalin dhe më tha po ecshim, nuk ishim shpejt dhe kur na del një makinë. Kishin qenë në një restorant. Na makinë bashkë me djalin ka qenë prokurori dhe Rrumi.

Pas ngjarjes jam taku me Arjanin na ka ardhur te shtëpia, Rrumi ishte në spital. Djali ndërroi jetë pas 7 ditësh. Doja ta dija arsyen pse ka ndodhur.

Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë, më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij.

Kanë ardhur familjaret e Redjan Rrajës te shtëpia. Ata kanë ardhur me porosi te babës Redjanit dhe aq than s’kemi konflikte. Unë i thash dua ta di të vërtetën. Arjol Halilaj erdhi e njoh nga TV. Halit Valteri e njoh e thirra unë. Një usb ma lan te porta dhe në të kishte një burrë me kapele Redjan Rraja dhe nja qeros dhe duken që ikën kur kanë dashur me djeg makinën.

Un di që autoret janë këto që kanë me burg. Palurent Dervishaj dhe Jualian Mecaj nuk i njoh. Vullnet Muçen është vëllai i Rrumit e kam takuar. Unë akoma se kam mësuar për kë kanë gjuajt ,a për Rrumin a për Arjanin?

K.B/A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?