Ish drejtori i Burgut të Peqinit, Faik Basha duke folur për vrasjen e Arben Lleshit, tha se ky ishte rasti i parë që ndodh një ngjarje e tillë ku një i burgosur me dënim të përjetshëm arrin të kryejë vrasje brenda qelive të burgut.
I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, Basha tha se përgjegjës për këtë rast, janë edhe burimet njerëzore të burgut por tregoi edhe “paktin e heshtur” që ai u shpreh se ekziston mes të burgosurve sa i takon armëve të zjarrit.
“Është cënuar një gjë që nuk ka ndodhur në 32 vite. Është rasti i parë që ekzekutohet me armë zjarri një i dënuar brenda dënimit. Është tentuar më parë me sniper e raste të tilla, por ky është rasti i parë. Të dënuarit kanë një rregull të pashkruar, armën nuk e kanë tendencë për ta futur në burg. Sepse e dinë që është ambient i vogël”- tha Basha.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Arben Lleshit, ish-drejtori i burgut të Peqinit: S’duhej publikuar lajmi për dërgimin e Sokol Mjacaj në ’41 bis’, veproi pasi e mori vesh
B.V//ReportTv.al