Ardian Nikulaj, ekzekutimi i tij në lokal

Vrasja e Ardian Nikulaj në Shëngjjn, ekstradimi i britanikëve vendoset në nëntor

8 Qershor 2023, 16:02| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 16:13

  • Share

Është zhvilluar në Londër seanca e radhës e ekstradimit të tre britanikëve Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me nënshtetësi britanike Edmond Haxhia. Drejtësia shqiptare kërkon ekstradimin e tyre nga Anglia në Shqipëri, nën dyshimin si bashkëpunëtor në vrasjen e Ardian Nikulaj në 19 prill 2023. Gjykatësi Daniel Sternberg tha në këtë seancë se shqyrtimi i kërkesës së Shqipërisë do të zgjasë dhe do të zhvillohet në nëntor. Ndërkohë një seancë përgatitore mes palëve në këtë proçes do të zhvillohet më 4 korrik ora 10:00.

Përfaqësuesi ligjor i Thomas Mithan deklaroi se, do të bëjë një aplikim për liri me kusht gjatë një seancë pasditen e kësaj të enjteje.Kjo seancë ekstradimi u ndoq në sallën e gjykatës edhe nga disa familjarë të Edmond Haxhisë. Avokati i Haxhisë nuk aplikoi për liri me kusht.Gjykatësi Sternberg tha se Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Edmond Haxhia do të vijojnë të qëndrojnë në burg në pritje të gjyqit në nëntor. Ndërsa Harriet Bridgeman në liri me kusht.

Aktualisht, në Britani të Madhe janë të arrestuar, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç si dhe Harriet Bridgeman, 28 vjeçe. Për ta ka nisur procedura e ekstradimit për në Shqipëri, ndërsa një gjykatë në Londër ka ndryshuar masën nga arrest në burg në arrest shtëpie vetëm për Bridgeman.

Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, burime nga grupi hetimor thonë se nuk ka ende asnjë provë që t'i përfshijë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikuljat, për gjakmarrje.Portugezi, Ruben Saravia i arrestuar në Marok, ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit. Gjithçka ka ndodhur për gjakmarrje, për shkak të konflikteve me vrasje në të dyja fiset Lekstakaj dhe Nikulaj që në 1996-ën.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?