Është gjendur motori i vrasësit portugez Ruben Saraiva të Ardian Nikulajt, biznesmenit në Shëngjin. Motori u gjet pranë banesës së porositësit, Edmond Haxhisë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin.
Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.
Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi kryesor:
'Shes 'Yamaha X' 1800 euro', si u gjet në Google motori që u përdor për vrasjen e Nikulajt, u ble nga e fejuara e Edmond Haxhisë! Mjeti u braktis pranë shtëpisë së porositësit
G.MO//ReportTv.al