Gjykata në Britaninë e Madhe refuzon të arrestojë shtetasin anglez Harry Simpson, të akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 prill. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë pasur rol në ekzekutim. Këtë të premte, katërshja arrestuar, dolën para gjykatës së specializuar për ekstradimet me disa kërkesa.
Përkatësisht Edmond Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kërkojnë liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore. Por nga ana tjetër, organi i akuzës në Britaninë e Madhe kërkon të mos pranohen kërkesat e këtyre shtetasve, duke insistuar në ekstradimin e tyre për tu përballur me drejtësinë shqiptare.
Nga ana e gjykatës londineze, nuk ka ende informacion mbi vendimmarrjen e saj për këtë çështje. Për ngjarjen e mesditës së 19 prillit në resortin "Koral", mbetet në kërkim Ruben Saraiva, shtetasi portugez që për autoritetet shqiptare, është ekzekutori i Nikulajt. Për të ka dyshime se vijon të jetë në Greqi pasi nuk ka asnjë dalje jashtë shtetit fqinj të regjistruar në sistemin e pikave doganore me ndonjë shtet tjetër.
Përfshirja e 4 britanikëve dhe e shqiptarit me nënshtetësi britanike, Edmond Haxhia që dyshohet se ka organizuar dhe porositur vrasjen e biznesmenit dhe politikanit të njohur Ardian Nikulaj, ka sjellë në Lezhë hetuesit britanikë. Një grup prokurorësh anglezë u pritën nga drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, për të njohur më me detaje dosjen shqiptare të atentatit ndaj Nikualjt dhe provat e pretenduara ndaj britanikëve bashkëpunëtorë. Hetuesve britanikë u duhet të binden nga provat për t’i hapur ose jo rrugë ekstradimit.
Rolet i të akuzuarve në vrasje
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit. I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.
Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj). Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. Mendohet se vrasja e Nikulajt ka ardhur pikërisht në vazhdën e këtyre krimeve për gjakmarrjeje.
Prokuroria jone duhet te paraqese prova qe Mr.Simpson eshte pritur nga E.Haxhia ne aeroport dhe qe i gjithe grupi kane komunikuar mes tyre dhe porositesin per koordinim ne lidhje me levizjet e viktimes e vrasesit duke kerkuar zberthimin e komunikimeve me celular dhe video-kamerat.
PërgjigjuNe ulim dhe br*ket kur na kerkojn anglezet ndonje kriminel, ndersa ato nuk e rr*jn fare. Vazhdoni keshtu.
PërgjigjuNdodh se mbase s'ka pas lidhje. Prokuroria ka kohe plot te vertetoje qe ka qene perfshire. Prezumimi i pafajesise.
PërgjigjuKy thot, po kam ken ne hotel e cka? Car provet ke se provat duhet me i pas para arrestimit ne angli e ku ka gjykata tmira. Po ben nikulajn si dun me hjek qafet se athere barazohen po osht tu rujt?
Përgjigju