Ruben Saraiva në Gjykatë dhe biznesmeni i vrarë, Ardian Nikulaj

Kronikë

Vrasja e Ardian Nikulajt, shtyhet gjyqi për portugezin Ruben Saraiva! Priti një orë në korridore, masa të forta sigurie, mungoi përkthyesja

26 Shkurt, 14:41| Përditesimi: 26 Shkurt, 14:51

  • Share

Lezhë- Portugezi Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen me pagesë të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin dy vite më parë, u paraqit për herë të parë në gjykatë në cilësinë e të pandehurit për këtë krim.

Seanca paraprake gjyqësore në ngarkim të tij ishte planifikuar të zhvillohej paraditen e së mërkurës (26 shkurt), por u shty për shkak të mungesës së mbrojtësit ligjor dhe të përkthyeses.

Nën masa të rrepta sigurie, i pandehuri qëndroi për rreth 60 minuta në ambientet e gjykatës dhe më pas u largua drejt Burgut 313 në Tiranë, në pritje për t’u përballur në seancën e radhës gjyqësore. 

Ndaj 30-vjeçarit portugez Prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzat "vrasja për gjakmarrje", e kryer në bashkëpunim dhe "armëmbajtja pa leje", teksa tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendosë, nëse kjo çështje do të kalojë për gjykim themeli apo do të kthehet për plotësim hetimesh.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa në vazhdimësi e ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Për krimin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan, si dhe i dyshuari Edmond Haxhia, si organizator dhe porositës i vrasjes me motive gjakmarrjen.
Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin, në ambientet e lokalit të tij ‘Coral’, në hotelin buzë detit. 

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt ky që ndër vite (që nga 1997) ka shkaktuar bilanc me shumë viktima.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Biznesi: 26/02/2025 15:42

    Per vrasjen e biznesmenit. Si shum biznesmena vriten ne Shqiperi me duket mu. Thon qe kur e ke me djers nuk te gjen gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?