TIRANË- Portugezi i dyshuar si autor kryesor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin, është ekstraduar ditën e sotme (31 dhjetor) në Shqipëri. Pasi gjithçka u mbyll mes Prokurorisë së Lezhës dhe autoriteteve të Marokut, Ruben Saraiva ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e tij me pranga në duar.
Bazuar në procedurat e ekstradimit të bëra nga ministria e Drejtësisë, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme te Burgjeve morën në dorëzim Ruben Ribeiro Saraiva.
Ruben Saraiva u arrestua më 8 maj të këtij viti, ndërsa 28-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke qëlluar me armë Ardian Nikulajn në lokalin e tij në Shëngjin. Më pas u largua me motor.
Saraiva dyshohet se u pagua për të vrarë nga Edmond Haxhia i cili jeton në Angli, si hakmarrje për hasmërinë mes familjeve Nikulaj e Lestakaj, ku Haxhia, është nip.
Të arrestuar për vrasjen e mirëorganizuar të Ardian Nikulajt në hotelin e tij, janë edhe 4 britanikë, të cilët arritën si turistë në Lezhë, dhe vëzhguan biznesmenin nga afër duke informuar autorin për lëvizjet e tij. Edhe për ta prokuroria e Lezhës ka kërkuar ekstradimin në Shqipëri.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas mbërritjes në Rinas të portugezit Ruben Saraiva, autori i dyshuar i vrasjes së Ardian Nikulajt.
Balla thekson se vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.
Ndalur në shifra, ministri thotë se gjatë vitit 2023 janë realizuar 78 ekstradime drejt Shqipërisë.
"Falë mbështetjes së fortë të Interpol me të cilët po punojmë çdo ditë për gjetjen e personave në kërkim si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Marokut, sapo u përmbyll në Aeroportin “Nënë Tereza” ekstradimi i shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë.
Realizimi i këtij ekstradimi, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kemi një marrëveshje ekstradimi, na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.
Përgëzime Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Interpol Tirana dhe djemve të palodhur të RENEA për realizimin e 78 ekstradimeve drejt Shqipërisë gjatë këtij viti që përmbyllim sot. Pres më shumë në Vitin e Ri 2024", shkruan Balla.
Ky është momenti i ekstradimit nga Marko në Shqipëri, të portugezit Ruben Saraiva i dyshuar si autor kryesor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Me pranga në duar, Saraiva mbërriti sot në aeroportin e Rinasit.
“Sillet në Shqipëri, shtetasi portugez autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit Ardian Nikluaj. 28-vjeçari u kap në Marok, falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit, shkëmbimit të tij në kohë reale dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit. Specialistët e Interpol Tiranës bënë të mundur ekstradimin në vendin tonë, të shtetasit Ruben Saraiva, 28 vjeç, lindur në Portugali.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shtetasi Ruben Saraiva dyshohet se më datë 19.04.2023, në ambientet e lokalit, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ardian Nikulaj. Falë bashkëpunimit mes Interpol Marokut dhe Interpol Tiranës, u bë i mundur ekstradimi i këtij shtetasi, në vendin tonë.
Më herët, si rezultat i reagimit në kohë, punës profesionale hetimore dhe gjurmuese, sigurimit të inteligjencës policore, shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët, si dhe falë bashkëpunimit të suksesshëm me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi dhe i shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale”, njofton policia.
Reklama komuniste verikoreane
PërgjigjuCoje nga peqini se e respekton Mjacaj Se i kane bere regjine per kte hala pa ardhe, Gati jane cunat ti japin mirseardhjen.
PërgjigjuSa ngjan me Mandin e nishtulles...
Përgjigjuvriteni qenin..
PërgjigjuPo lere o vëlla sot e gjetët ta sillnit këtë që janë të gjithë ata që janë me probleme në lëvizje të këpusi ndonjë tjetër ky. Apo në birrucat e Tiranës që do e çoni do e lini pa kaposh e pa dollëm sonte çojeni te paktën tek 313 të hajë me çunat atje sonte.
Përgjigju