Tirane- Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim 4 adoleshentë të cilët akuzohen për vrasjen në bashkëpunim të 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, ngjarje e ndodhur më 31 mars të vitit 2024 në orët e mbrëmjes.
Sipas organit të akuzës, personat e arrestuar kanë parë duke lëvizur pranë rrethrrotullimit të Shkozës, një auomjtet me të cilin lëvizte i riu Dervishi me miqtë e tij dhe një vajzë, e cila dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje, Frensis Shehi.
Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, Prokuroria thotë se 21-vjeçari Frensis Shehi i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën në një moment që automjetet ishin paralel në semafor. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, Shahir H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë 18-vjeçarin. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë, të dy minorenë, janë rrahur me grushte me Aurelio Dervishin dhe shokët e tij.
Sipas ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se i riu humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik nga plaga e marrë në kraharor.
Nga këqyrja e telefonit të vajzës në automjet me Aurelio Dervishin rezultoi se kishte disa komunikime me Frensis Shehin pak përpara se të ndodhte ngjarja.
Njoftimi
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.2300 dërgon në gjyq shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I për veprën penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal.
Nga hetimet rezultoi e provuar se rreth orës 20:45 pm të 31.03.2024 personat e arrestuar kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ me të cilin lëvizte viktima, shtetasi A.D., me miqtë e tij dhe një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje shtetasin F.Sh.
Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, shtetasi F.Sh. i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, shtetasi Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij.
Nga kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se viktima, shtetasi A.D. humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik nga plaga e marë në kraharor.
Nga analiza e të dhënave të administruara, rezultoi e provuar se nga shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I. kanë konsumuar elementet e figurës së Veprës Penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ në dëm të të ndjerit A.D.
Këta persona me dashje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime aktive të kundraligjshme që konsistojnë në goditjen me sende të forta dhe me thikë.