Vrasja e avokatit të Çapjave në Elbasan, pamjet e ekzekutorit të Ravik Gurrës dhe makinës me të cilën largohet

18 Korrik 2020, 22:23| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 22:31

  • Share

Pas më shumë se një viti nga vrasja e avokatit të njohur Ravik Gurra në Elbasan, Report Tv ka siguruar videon ku dallohet personi që dyshohet si ekzekutori dhe makina me të cilën ai largohet nga vendi i ngjarjes. 

Video e siguruar nga gazetari Elton Qyno tregon pamjen e një personi, që dyshohet se është ekzekutori më një plumb në kokë i avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e 22 marsit 2019 teksa ishte duke konsumuar kafe në një lokal me miqtë e tij.

Në video shikohet dhe momenti kur ai hynë në një makinë, që mendohet se është mjeti që e largoi atë nga vendi i ngjarjes.

Ai u ekzekutua me një pistoletë me silenciator me një plumb në kokë në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal. 50-vjeçari ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit duke pirë kafe me një ekspert të Avokatit të Popullit, kur një person është afruar duke e qëlluar, ndërsa më pas është larguar me shpejtësi ndihmuar nga një tjetër me makinë.

Vrasja e avokatit Gurra, i njohur dhe si avokati i Çapjave në Elbasan, ishte jo pak e bujshme për sistemin e drejtësisë, ndërsa dyshimet janë se u ekzekutua nga persona me pagesë që erdhën nga jashtë, por ende të pazbuluar. Kjo çështje është duke u hetuar nga SPAK pasi ka indicie që ai të jetë ekzekutuar nga krimi i organizuar.

Gurra ka mbrojtur persona të njohur të botës së krimit, ku njihej si avokat i Çapjave në Elbasan, avokat i dytë në dosjen e Emiljano Shullazit, por edhe shumë dosjeve të tjera në Elbasan, Tiranë dhe qytete të tjera.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?