Vrasja e Azem Hajdarit/ Gjykata e Tiranës dënon me 21 vite burg Izet Haxhinë si bashkëpunëtor në krim! Ish-truproja kërkoi Berishën në gjyq, nuk dëshmoi kurrë

11 Shkurt 2022, 12:25| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 14:37

  • Share

TIRANË- Për drejtësinë shqiptare Izet Haxhia është bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 1998-ën, duke e dënuar me 21 vite burg. Ai nuk ishte i pranishëm në sallë, por me anë të një kërkese, Haxhia kërkoi shpalljen i pafajshëm. Haxhia nuk ka bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, për pasojë nuk përfiton ulje me 1/3 të dënimit, e ndërsa dënimin do e kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme. Lazer Sallaku, Kastriot Gramshi dhe Kujtim Vranici kanë qenë 3 gjyqtarët që sot kanë marrë vendimin.

"Vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehuri Izet I. Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.Penal dënimin e tij me 21 (njëzet e një) vite burgjm.

2. Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 3. Në kohën e vuajtjes së dënimit të llogaritet koha e qëndrimit të tij në arrest në burg si dhe duke vuajtur dënimin. U shpall në Tirane në datën 11.02.2022", thuhet në njoftim.

Ky ishte procesi i dytë ndaj Haxhisë. Më herët ish-truproja i Sali Berishës, u dënua në mungesë me 25 vite burg. Prej vitesh i arratisur në Turqi, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit pasi pranoi t’i dorëzohej autoriteteve shqiptare, edhe pse Turqia rrëzoi disa kërkesave ekstradimi nga pala shqiptare.

Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia preku tokën shqiptare me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi. Fillimisht iu pranua rigjykimi, por plot 12 kërkesa për t’iu hequr masa e arrestit me burg iu refuzuan.

Përgjatë procesit të rigjykimit Hazhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Më 12 shtator 1998 në një atentat mafioz u vra Azem Hadjari, krim për të cilin pas dënimit me burg përjetë të Jaho Mulosmanit, u dënua edhe Izet Haxhia.

Drejtësia ftoi në këtë proces të ishin edhe familjarët e ish-deputetit në pozicionin e trashëgimtarëve të viktimës, por ata zgjodhën të braktisin procesin dhe nuk u përfaqësuan as me avokat.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/02/2022 01:24

    Keto jane rezultatet kur kanuni,besnikeria e verber deri ne budallallek,pabesia dhe korrupsioni drejtojne jeten e njerezve.Hajdari u be viktime e rregullave idiote te kanunit e beses,Haklajt paguan dhe ata cfare meritonin,Haxhia << u shperblye>> mire per besnikerine e tij deri ne budallallek me 21 vjet,pa llogaritur c'kaloi ne Turqi dhe tani eshte bere armik per vdekje i Sales.Berisha i rregulloi te gjitha,Hajdarin e vrau,Haklajt gati i shfarosi komplet,Haxhine pasi e shfrytezoi sic deshi si marjonete i ngjeshi dhe ekzilin dhe burgun,futi dhe gjykaten ne xhep,jo vetem me kete denim,por edhe me aktin e mosthirrjes se tij si deshmimtar kyc i ngjarjes,prej tyre dhe ne fund percau nje familje te tere,te Hajdarit,qe jane ndare pro e kunder Sales dhe nga e keqja qe te qendrojne neutrale,nuk shkuan as te ky gjyq,as te memoriali i Azemit diten e perkujtimores.Keshtu ka vepruar Berisha me te gjithe Shqiperine,shkatero,perca e sundo keto 31 vjet.S.d.q ky Haxhia ka 3 vjet e ca ne paraburgim,besoj se do te llogariten dhe ata ne denimin e pergjithshem.

    Përgjigju
  • Burgano donasu: 11/02/2022 20:15

    E pa qart situata sdim ca t besojm

    Përgjigju
  • Scutari: 11/02/2022 18:27

    Nuk e kuptoj, përveç pranisë së tyre diku afër, se çfarë roli kanë pasur vëllezërit Haxhija në vrasjen e Hajdarit. Nuk ka asnjë dëshmi apo provë që i implikon ata. Dikush do t'i njollosë e t'u mbyllë gojën!

    Përgjigju
  • JamKushJam: 11/02/2022 17:13

    Po normal qe Sal baca i Sypeshkaqenit, s'do vinte ne gjyq se atij i merret goja dhe pranon qe ka bere faj ene s'ka si te dal nga haleja e gojes qe i bie!!!!

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 11/02/2022 16:44

    A duhet t'i japë shpjegime publikut gjykata se pse nuk e thërret Sali Berishën të dëshmojë për ngjarjen? Ku e gjejnë të drejtën gjykatat që me mosveprim t'i japin këtij njeriu që i ka bërë gjëma Shqipërisë statusin e të paprekshmit?

    Përgjigju
  • Maks: 11/02/2022 16:28

    Denimi i ketij dhe mosvajtja e spiunit te serbis ne gjyq tregon se drejtesia esht akoma nen hijen e dhendrit te serbis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?