Izet Haxhia e Azem Hajdari

Vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për Izet Haxhinë

26 Maj, 14:29| Përditesimi: 26 Maj, 15:22

  • Share

TIRANE- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e apelit të vitit 2022 që la në fuqi dënimin me 21 vite burg të Izet Haxhisë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998.

Në dhomë këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici kanë rrëzuar rekursin e Izet Haxhisë i cili kërkonte prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.

Izet Haxhia akuzohet se në maj të vitit 1998, ka vrarë me armë zjarri ish deputetin demokrat, Azem Hajdari. Vendimi për dënimin e tij me 21 vite burg u mor nga gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës në shkurt të vitit 2022 por ish truproja e Berishës e ankimoi në gjykatën e Apelit ku më pas në tetor u la në fuqi i njëjti vendim, i cili u konfirmua dhe nga Gjykata e Lartë.

Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Izet Haxhia nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Ai u arrestua në Turqi , ku ishte arratisur nga drejtësia shqiptare dhe kërkoj nga gjykatat shqiptare të rigjykohej, pasi vendimi për të ishte dhënë në mungesë. Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia erdhi në Shqipëri me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi. 

Përgjatë procesit të rigjykimit Hazhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Për atentatin e 12 shtatorit 1998 u dënua me burg përjetë Jaho Mulosmani.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?