Izet Haxhia

Vrasja e Azem Hajdarit/ Mungon prokurori pa arsye, shtyhet seanca për Izet Haxhinë, do vendosej kush do thirrej dëshmitar

2 Nëntor 2020, 15:13| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 15:52

  • Share

TIRANË- Mungesa pa arsye e prokurorit Dritan Nushi bëhet shkak për shtyrjen për më 6 nëntor të vendimit nëse do të pranohet apo jo si dëshmitar ish-kryeministrit Sali Berisha në procesin ndaj Izet Haxhisë.

Haxhia dikur ish-truprojë e Berishës kërkon të përballet në gjyq me këtë të fundit për të hedhur dritë sipas tij me të vërteta të pa bëra publike më herët në lidhje me vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Berisha është kërkuar si dëshmitarë edhe nga Izet Haxhia edhe nga vetë Prokuroria, e cila sot s'ishte e pranishme pa shkak duke shtyrë vendimin e trupës gjykuese. Në këtë proces i pandehur është Izet Haxhia i cili pas dënimit në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit ka fituar të drejtën e rigjykimit.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjytrymi: 02/11/2020 16:11

    Ky prokurori Dritan Nushi,eshte vetingosur nga partia apo nga strukturat serioze ligjzbatuese shqiptare? Pusht kazani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?