Vrasja e Azem Hajdarit, nis nga e para gjykimi për Izet Haxhinë! Prokuroria kërkon thirrjen si dëshmitar të Berishës

23 Shtator 2020, 15:45| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 19:16

  • Share

TIRANË- Gjykata penale e Tiranës rinis nga e para pas më shumë se dy dekadash procesin ndaj Izet Haxhisë të dënuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998.

Në seancën e kësaj të mërkure, gjykata i ka dhënë mundësi Prokurorisë të paraqesë kërkesën e saj për provat dhe dëshmitarët.

Prokurori Dritan Nushi ka lexuar kërkesën për gjykim duke listuar edhe dëshmitarët që duhen pyetur mes tyre ish-kryeministrin Sali Berisha, Vili Minarollin, Sali Lushën, Ylli Rakupin, Genc Poll, e një sërë dëshmitarësh të tjerë.

Vetë Haxhia s'ishte i pranishëm në këtë seancë, ndërsa më 2 tetor pritet që Gjykata të vendosë për dëshmitarët që do të pyetën dhe t'i hapë rrugë rigjykimit, për të konsideruarën vrasja e shekullit në Shqipëri.

Kush është Izet Haxhia? Izet Haxhiaj i cili u ekstradua nga Turqia pak muaj më parë u dënua në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa Jahi Sali Mulosmani është i dënuar përjetë për të njëjtin krim. Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesia: 24/09/2020 08:27

    Mjere populli per shtet e drejtesi

    Përgjigju
  • Ana: 23/09/2020 22:18

    He pra ja erdhi rasti qe Prokuroria dhe Gjykata te zbardhin te vertetem.

    Përgjigju
  • Ak47: 23/09/2020 22:10

    Drejtesia ne shqipri ka marr fund kurr nuk behet mjer populli shqiptar e ka mendjen vetem te politika deshmoret kyc jane Fatos Nano me gjith ministrat e asaj kohe qe organizuan kete atentat ne mes tiranes.

    Përgjigju
  • Ola: 23/09/2020 18:33

    I lumte dora prokurorit

    Përgjigju
  • Lulushi: 23/09/2020 18:31

    Hahahaha erdhi dita te shofi deren e gjykates se tani gjysma e gjykatesve qe i vuri vete kan ikur nga sistemi,bravo prokurorise qe e ka therritur se deri me sot asnje prokuror nuk ka pasur kurajo ti coj fletethirrje per te deshmuar

    Përgjigju
  • Doraci: 23/09/2020 18:22

    show i radhes. Salplehut ska per ti ndodh asgje e do vazhdoje te bej shetitjet te gjiri i lalzit. Birishen vetem plumbi e eliminon

    Përgjigju
  • Rudina hajdari: 23/09/2020 17:56

    Sali Berisha ishte personi i fundit qe takoj ne seline blu azemi. Zenel Nezaj bodigardi i mbietuar eshte deshmitari kyc qe pa dhe perjetoj gjith ngjarjen. Si mundesh te denosh jaho mulosmanin me denim perjet dhe haxhin me 30 vjet burg kur dy deshmitaret kyc nuk jan mar ne pyetje dhe nuk kan dhan deshmi? Ke Dritan Dajtn qe vrau 4 police ne mes te tiranes dhe nuk ka mar denim perjet. Hajde shqiperi Hajde. Futeni Fatmira Hajdarin ta gjykoj ceshtjen dhe mirupafshim.

    Përgjigju
    • Felleze Lamaj: 24/09/2020 14:25

      Bravo rudina tregoje veten qe je maloke e beses ti shkosh deri ne fund te gjitha

  • Hej u lumsha: 23/09/2020 17:27

    Ma ne fund do thirret bisha te deshmoje

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 23/09/2020 16:45

    Berisha te ripet i gjalle me bixhak pastaj te shkoje te deshmoje

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/09/2020 16:31

    Drejtesia vonon por nuk harron! Me kembe te mbare!

    Përgjigju
    • Realisti: 23/09/2020 17:04

      Po nuk keni turp qe vrasjen e nje kontrabandisti, nje krimineli, nje horri e quani vrasje e shekullit, nje zagar u hoq qafe dhe kjo nuk mund te jete vrasja e shekullit

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?