Izet Haxhia në gjyq

Vrasja e Azem Hajdarit/ Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Izet Haxhinë, mbrojtja kërkon ende kohë! Shtyhet për 4 shkurt seanca

21 Janar 2022, 15:04| Përditesimi: 21 Janar 2022, 15:22

  • Share

Seanca gjyësore për konkluzionet e mbrojtjes së Izet Haxhisë në gjykimin që po i bëhet për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit do të zhvillohet më 4 shkurt. Seanca e sotme u shty pasi mbrojtja kërkoi më shumë kohë për të pergatitur diskutimin përfundimtar.

Kjo seancë vjen pasi Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Pas 22 viteve vrasja e deputetit Azem Hajdari është duke u rigjykuar nga e para në dhomën penale në Tiranë. Shkak është bërë kërkesa e Izet Haxhisë, i cili  kërkon të përballet në gjyq me dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Sali Berisha, për të hedhur dritë sipas tij me të vërteta të pa bëra publike më herët në lidhje me vrasjen e Azem Hajdari.

Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj kanë qenë të panumërta.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?