Ardjan Çapja

Kronikë

Vrasja e babë e bir në Elbasan, dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan shkon në SPAK! Akuzohen për grup kriminal

8 Prill 2021, 16:30| Përditesimi: 8 Prill 2021, 17:29

  • Share

Dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan lidhur me vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012 në Elbasan shkon në SPAK dhe mbi ta rëndon akuza e grupi kriminal. 

Ardian Çapja, u arrestua si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, më 29 mars ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Florenc Çapja. Nga ana tjetër, uniformat blu pas arrestimit 'mësyrë' në shtëpinë e tij, ku u gjendën një kallashnikov, 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë, si edhe një person i cili ishte në kërkim.

Në kardiologjinë e QSUT, në prani të forcave të shumta të policisë, Ardjan Çapjas i është komunikuar masa e sigurisë "arrest në burg", pasi u arrestua përmes operacionit "Krasta 2021", si i përfshirë në ekzekutimin e babë e bir.

Masa nga Gjykatës së Elbasanit u dha në kardiologjinë e QSUT sepse Ardjan Çapja u shtrua në spital pasi pas arrestimit shfaqi shqetësime shëndetesore.

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?