Vrasja e Sofisë, ekzekutori pranon krimin: E vrava se na premtuan 50.000 euro! 'Shënjestrën' e ndoqa 3 ditë me foto në dorë! 'Tradhëton' bashkëpunëtorët, s'i dhanë pagesën

13 Mars 2021, 10:31| Përditesimi: 13 Mars 2021, 12:44

  • Share

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Behar Sfisë. Autori i arrestuar në Mal të Zi, Ernejt Shyti, ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi ka rrëfyer ngjarjen si dhe ka treguar për 3 bashkëpunëtorët të cilët po ashtu kanë rënë në prangat e policisë.

Shyti ka tregur se vrasjen e ka bërë kundrejt pagesës. Shyti është shprehur se i ishin premtuar 50 mijë euro për vrasjen e Sofisë, shumë të cilën ai thotë se nuk e ka marrë.

„Më premtuan se nëse do të vrisja Behar Sofinë do fitonim 50 mijë euro, nga të cilat unë do merrja 20. Tre ditë para se ta vrisja duke e qëlluar dy herë me pistoletë më dhanë fotografinë e Sofisë dhe adresën e shtëpisë dhe kafes ku qëndronte. E ndoqa këmba këmbës, nuk e njihja më parë, skisha asnjëkonflikt me të. Kur ai ishte i vetëm vendosa ta qëlloj dhe u largobva me biçikletë. Armën nuk e hodha në lanë por nga kodrat e liqenit“.

Atij i ka dhënë një foto të Sofisë dhe adresën e më pas ai ka bërë vëzhgim për 3 ditë deri në vrasjen e tij. Arma e krimit nuk është gjetur ende, por vetëm gjetur rrobat e tij, maska dhe biçikleta.


Lajmi kryesor:

Ekzekutimi i Behar Sofisë, arrestohet grupi i vrasësve me pagesë! Autori: Na premtuan 50 mijë euro! Tradhton 3 bashkëpunëtorët! Policia: Maska dhe rrobat zbuluan killerin (Emrat)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?