Vrasja e Behar Sofisë, dëshmitë në gjykatë: U vëzhgua 6 muaj

22 Shkurt, 13:08| Përditesimi: 22 Shkurt, 15:49

  • Share

Në lokalin ku Behar Sofia i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 pinë kafen, autorët e kanë vezhguar për 6 muaj më rradhë, zbulojnë hetimet e spak.

Kësaj të enjte, (22 shkurt 2024)  prokuroria lexoi në seancë dëshminë e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje. Sipas deklarimeve paraprake ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës.

Edhe stafi i lokalit dëshmoi këtë të enjte në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin "Bjlozi" i akuzuar nga Spak si organizator i vrasjes së Behar Sofias.  3 dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofian, ai e frekuentonte shpesh duke qënë se kishte banesën aty.

Lokali ndodhet ngjitur me një qendër tregëtare, mbrapa piramidës. Pronarja e lokalit Engjellushe Banaj ka theksuar se e ka në pronësi barkafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte prej kohësh, jo vetëm pse pinte kafen, por ishte më banim afër. Thënjet e dëshmitarëve mbeshteten edhe nga pamjet filmike të lokalit.

Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmojë Marsel Pirra i cili nuk është gjendur ende dhe bashkpuntori i drejtësisë Ernejt Shyti. 

Të pandehurit e tjerë në këtë cështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skender Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen ndërsa Bashkpuntori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?