Zbardhet pas 4 vitesh vrasja e Besnik Hidës në Lushnjë! Autorët janë Laert Haxhiu, Orges Bilbili, Ardian Ahmetaj! Policia: Implikimi i tyre u zbulua nga qelizat telefonike

20 Korrik 2023, 10:43| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 14:38

  • Share

Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmetaj sipas policisë janë autorët e vrasjes së 40-vjeçarit Besnik Hida në Lushjë, katër vite më parë. Policia e Fierit e konsideron këtë ngjarje të zbardhur ndërsa autorët e dyshuar të ngjarjes, rezultojnë emra të njohur të krimit në Lushnjë.

Tregtari i makinave Besnik Hida, u ekzekutua teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" në qytetin e Lushnjës mëngjesin e datës 1 tetor 2019. Vrasësit në atë kohë ishin me maska dhe përdorën një makinë të cilën ia kishin grabitur një çifti në Tiranë. Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht më 11 tetor 2017 në të ashtuquajturën “masakra e Lushnjës”, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Përgjatë 3 viteve në vijim 40-vjeçari vijonte të kërkonte drejtësi për nipin, por u eliminua edhe vetë.

Report Tv mëson se vrasja e 1 tetorit 2019 është zbardhur përmes ri-ekspertimit të qelizave telefonike, të cilat kanë rezultuar me përputhshmëri të plotë me vendin dhe kohën e atentatit të tre autorëve të dyshuar të vrasjes. Burime bëjnë me dije se ndihmë në hetime kanë dhënë edhe pamjet filmike dhe disa dëshmi, të cilat u përdorën për të kërkuar masë “arrest në burg” për tre të dyshuarit.

Laert Haxhiu, 31 vjeç, aktualisht është i arrestuar në Greqi i akuzuar edhe për masakrën e vitit 2017-ës ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Në vijim pritet ekstradimi drejt Shqipërisë, por do të jenë gjykatat greke që do të vendosin.

Nga ana tjetër, Orges Bilbili, 33 vjeç, është i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e 2017-ës, bashkë me Anterio Kaloshin, ndërsa Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg në Greqi, i arrestuar në 2020-ën, i dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dash Labi: 20/07/2023 11:32

    Kta jan ekzekutoret,po financuesit ??? I di gjith Lushnja,Saimir Taullau dhe pas tij Edmond Bego miku i Taos dhe tjetri Land Shyti...komisariati,shish kan qen ne sherbim te ktyre,kush e kishte nje fuqi te till ???

    Përgjigju
    • Dash Labi: 20/07/2023 14:40

      @MMNN Sigurisht dhe Qamili qe pastron leket e te birit duke u hequr si fermer dhe duke parkuar autokombanjat te karburanti i Saimir Taullaut... Klevioli ngeli duke i ber keng ktyre Laertit Gestit Julit e ne klipe me cunat e Taullaut dhe Qmili del e ben si gjynaqar e i pa fajshem

    • MMNN: 20/07/2023 14:27

      keta jane familje kriminelesh nga i biri te i ati, te kthjeje pak syte prokuroria dhe nga i ati se mos del dhe ky i perfshire i biri qe kerkon azil azil greqi pasi vret 4-5 veta.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?