Vrasja e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Laç, Prokuroria mbyll hetimet! Si tentuan njerëzit e Eduard Lamajt të pajtohen me familjen e biznesmenit

27 Janar 2021, 18:16| Përditesimi: 27 Janar 2021, 20:15

  • Share

Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020-të brenda një lokali në autostraden Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit. Në lidhje me këtë krim të dyfishtë janë dërguar për gjykim katër të pandehur për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbaajtje pa leje.

Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit. Sipas prokurorisë motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por ka dyshime të forta se 4 autoret kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoj më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur.

Sipas burimeve familjarët e 4 autoreve e kanë dënuar ngjarjen e rëndë dhe në emër të tyre, babai i Eduart Lamaj, i ka dërguar një masazh familjes së Bujar Likës, duke i kërkuar falje në emër të 3 familjeve.

Referuar dosjes hetimore babai i Lamajt ka thënë se "gjakun e ke tek unë dhe mos e kërko në tjetër vend". Por në përgjigjen e tij babai i Bujar Likës ka thënë se ajo fjalë nuk kishte vend në bazë të zakonit, pasi lajmin e kishin marrë vesh të gjithë.

Ndërkohë për dy mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku që mjekuan në një klinike private Eduart Lamajn i cili mbeti i plagosur në ngjarje, dosja është veçuar dhe po vijon hetimi. Në lidhje me vrasjen e dyfishtë janë në paraburgim Eduart Lamaj dhe Ilir Lika [xhepaj}, ndërsa Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi vijojnë të jenë në kërkim nga policia. Ata dyshohet se janë lërguar jashtë vendit pas ngjarjes, por nuk janë shpallur ende në kërkim ndërkombëtar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?