Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj

Kronikë

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Gjykata e Lezhës rrëzon kërkesën e portugezit, e lë në burg

10 Prill, 13:55| Përditesimi: 10 Prill, 13:59

  • Share

I marrë i pandehur dhe dërguar për gjykim në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në muajin prill të vitit 2023 në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva kërkoi sërish lirinë në Gjykatën e Lezhës.

Nën masa të rrepta sigurie seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte (10 prill), ku pasi dëgjoi palët gjyqtari Lurim Bulica rrëzoi kërkesën e portugezit dhe vendosi që ai të qëndrojë në burg.

Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës dhe po përballet me drejtësinë shqiptare për akuzen  "vrasja për gjakmarrje", e kryer në bashkëpunim dhe "armëmbajtja pa leje", ndërsa në vazhdimësi e ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Për krimin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që e ndihmuan, si dhe i dyshuari Edmond Haxhia, si organizator dhe porositës i vrasjes me motive gjakmarrjen.

Edhe ndaj tyre është marrë vendimi nga Gjykata e Londrës dhe pritet të ekstradohen në Shqipëri brenda pak javësh, për të përballur me drejtësinë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shefi: 10/04/2025 14:35

    Biznesmen i vrare Pse vriten kaq shum biznesmena ne Shqiperi mor jahu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?