Biznesmeni i vrarë, Bujar Nasufi

Kronikë

Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi/ Hetuesit gjejnë dorezën që kishte veshur autori natën e ngjarjes, përmban material biologjik, i dërgohet INTERPOL-it 

3 Maj, 14:43| Përditesimi: 3 Maj, 15:48

  • Share

TIRANË – Një provë e re e qenësishme që mund të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi, i ekzekutuar mbrëmjen e 12 janarit 2025 pranë banesës së tij, është zbuluar nga hetuesit.

Bëhet me dije se është gjetur një dorezë gjysmë e djegur, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autori i vrasjes. Pas krimit, ekzekutori, që lëvizte me motor, dogji mjetin në një nga tunelet e zonës së Kombinatit për të zhdukur gjurmët. Si pasojë e përdorimit të dorezave, në motor nuk u gjetën gjurmë gishtash.

Megjithatë, në njërën nga dorezat e djegura u zbulua material biologjik, i cili është përdorur për të përftuar një profil ADN-je. Ky profil tashmë është dërguar për krahasim me të dhënat në bazën e Interpolit. Nëse përputhet me ndonjë person të skeduar më parë për krime, autoritetet mund të identifikojnë të dyshuarin e parë konkret.

Në këtë fazë të hetimeve, një vendim gjykate ka autorizuar krahasimin e profilit të ADN-së me atë të nënës së dy vëllezërve nga Përmeti, të cilët kanë pasur konflikte të njohura me viktimën, për shkak të një prone të shitur nga babai i tyre në emër të Nasufit. Të dy vëllezërit janë të skeduar në Spanjë për përfshirje në trafik ndërkombëtar kokaine, dhe Prokuroria po heton mundësinë e implikimit të tyre në këtë ngjarje.

56-vjeçari Bujar Nasufi u vra mbrëmjen e 12 janarit 2025 në Tiranë te Pallati me Shigjeta në automjetin e tij teksa po futej për në shtëpi.

Një atentat ka ndodhur rreth orës 20:40, të mbrëmjes së kësaj të diele ( 12 janar 2025) te Pallati me Shigjeta, ku një 56-vjeçar është qëlluar për vdekje në automjetin e tij, teksa po futej në shtëpi. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?