Kronikë

Biznesmeni u vra në derë të shtëpisë, ç'thoshte në spital tre vite më parë Çajup Selimi, pasi e dhunuan: Shteti nuk vë dorë mbi ta! Fqinjët: Na ra si bombë (VIDEO)

2 Qershor 2021, 12:28| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 17:25

  • Share

11 persona janë marrë në pyetje lidhur me vrasjen e biznesmenit 52 vjeçar Çajup Selimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në derë të shtëpisë në Tepelenë. Komshinjtë dhe të afërmit e biznesmenit kanë deklaruar se i ndjeri nuk ishte problematik dhe se nuk kishin dëgjuar që ai të kishte pasur konflikte më parë. Vrasja e 52 vjeçarit, i ka tronditur komshinjtë të cilët shprehen se u ka ardhur si “bombë”.

“Këtu ka shkuar mirë në lagje sa ka qenë këtu. Ka një dyqan që tregton një magazinë me grurë e misër çjanë këto. Skam qenë këtu”, tha  një prej tyre.

“Për mua ai mirë se e kam njeriun tim. Nuk e di a ka pasur konflikte, por nuk e besoj”, shtoi një tjetër.

“A ka më keq më e dhimbshme. E njihnin i kemi shtëpitë ngjitur, ne na ra si bombë”, deklaroi një fqinje.

“Të tronditur jemi se mirë sna vjen”.

“Janë të mirë i njohim. Nuk kishim dëgjuar të kishte konflikte me dikë tjetër”.

Biznesmeni u qëllua dy herë, ku një plumb e kapi në zemër, duke rezultuar fatal për 52-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Selimi ishte pronar i një biznesi në qytet ku tregtonte miell, materiale ndërtimi dhe artikuj të tjerë të ndryshëm. Sot pas vrasjes dyqani është me qepenë të ulur, ndërsa kujtojmë se më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. 

Si ndodhi vrasja e biznesmenit? Çajup Selimi, ndodhej në banesën e tij në një pallat në lagjen "15 shtatori" në Tepelenë është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë. Ai e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Mendohet se 52-vjeçari njihej me personin që e ka thirrur dhe ka vajtur për ta takuar poshtë pallatit. Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Ai tregtonte miell, materiale ndërtimi dhe artikuj të tjerë të ndryshëm. Në vitin 2018 Selimi u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Në atë kohë, familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera.

Ora 15:46
U vra në derë të shtëpisë në Tepelenë, çfarë dëshmonte në spital tre vite më parë Çajup Selimi, pasi e rrahën me mjete të forta: Shteti nuk vë dorë mbi ta (VIDEO)

Çajup Selimi i cili u vra mbrëmjen e kaluar me pistoletë në derë të shtëpisë në Tepelenë, në vitin 2018 është dhunuar me mjete të forta nga dy persona.

Report Tv ka siguruar dëshminë e Çajup Selimit, tre vite më parë, pasi u dhunua dhe u dërgua në spital për mjekim.

Në atë kohë, Selimi dëshmonte se dy persona i kishin kërkuar që të largohej nge vendi ku po qëndronte. Ai më tej dëshmonte se pasi doli nga një dyqan dy persona e dhunuan me leva dhe nxorën thika duke e kërcënuar. Selimi rrëfente se ato i mbronte ish-shefi i komisariatit Tepelenë, dhe se është hera e 4 që po kërcënohet me jetë.

'Më thanë mua pse rri përballë punës, unë jam biznesmen mos rri ti atje se duam ne! Vajta për të bërë ofertën sa dola nga dyqani, erdhën më qëlluan direkt para lokalit me qëlluan me leva më nxorën thika dhe më kërcënuan me jetë dhe i mbron ish-shefi i komisariatit Tepelenë. Nuk di se çfarë lidhje kanë, është hera e 4 që po kërcënohem me jetë dhe shteti nuk vë dorë mbi ta. Ne jemi shteti më thanë i mbron shteti.'- deklaronte Selimi.

Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?