Vrasja e biznesmenit në Laç, arrestohen babë e bir! Report Tv siguron foton ekskluzive nga momenti i largimit të autorëve me Benz-in gri pas krimit! Gjendet dhe arma

11 Dhjetor 2021, 10:58| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 18:09

  • Share

LEZHË- Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit, policia ka arritur të prangosë tre autoret e dyshuar të ngjarjes. Në pranga kanë rënë babë e bir Skënder dhe Llej Lika si dhe Klaudio Beleshi. Ata u arrestuan nga forcat e policisë të komisariatit të Kurbinit, pasditen e së shtunës brenda një banese në zonën e Fushë-Milotit. Gjithashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar dhe armen automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi si dhe automjetin me të cilin kanë lëvizur autorët. Sipas të dhënave bëhet fjalë për një makinë tip "Benz" ngjyre gri i cili është kapur dhe nga kamerat e sigurisë të një biznesi në zonë 5 minuta pas atentatit me armë zjarri. Drejtues i mjetit mendohet të ketë qenë Klaudio Beleshi i cili i ka pritur babë e birë dhe i ka marrë e janë larguar sapo kanë kryer vrasjen .Ata kanë lëvizur në drejtim të Fushë-Miloti, duke u fshehur në banesën e një të afërmi të tyre, por falë reagimit të shpejtë të forcave policore të Komisariatit të Kurbinin është arritur të zbulohet vendndodhja dhe prangosja e tyre.

Tre të ndaluarit pritet të merren në pyetje nga hetuesit, ndërsa dyshimet janë se atentati mund të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi pak muaj më parë djemtë e viktimës ishin konfliktuar me Llej Liken. Biznesmeni i materiale të ndërtimit Rakip Roli apo i njohur ndryshe dhe me emrin Pilot u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugen e vjeter Laç-Mamurras. Autorët i zunë pritë 55-vjeçarit dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij, sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit.

24 orë pas krimit ekspertët e kriminalistikës kanë arritur deri diku që të ndërtojnë skenën e ekzekutimit të biznesmenit Rakip Roli. Sipas të dhënave atentatoret kanë qëndruar në anë të rrugës pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit dhe sapo automjeti i viktimës është afruar kanë qëlluar në drejtim të tij. 55-vjeçari duket se i ka parë atentatoret dhe ka tentuarit që të largohet, duke i dhënë gaz automjetit luksoz tip 'Audi Q7', por vrasësit e kanë ndjekur duke qëlluar me breshëri në drejtim të tij. Pasi janë bindur se objektivi i tyre ka ndërruar jetë ata kanë qëlluar dhe njëherë tjetër në ajer dhe më pas janë larguar pa lënë gjurmë nga vendi i ngjarjes.

Hetimet në lidhje me atentatin, janë përqëndruar tek konfliktet e biznesmenit të materialeve të ndërtimit Rakip Roli dhe djemeve të tij. Problemet që ata kanë patur po kalojnë në sitë nga hetuesit me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Kurbinin paraditen e së premtes. Djemtë e viktimës, Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge në vitin 2017.

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, është ekzekutuar mëngjesin e djeshëm në Laç me breshëri kallashnikovi. Report Tv mëson se biznesmeni i materialeve të ndërtimit po lëvizte me makinë luksoze tip 'Audi Q7' në momentin që është qëlluar për vdekje. 7 plumba thuhet se e kanë kapur në trup 55-vjeçarin ndërsa në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se makina është e larë në gjak dhe shoshë nga plumbat.

Dinamika e vrasjes
Rakip Roli u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli me makinë nga banesa e tij. Report Tv mëson se automjeti me të cilin udhëtonte viktima, ka lëvizur për të paktën 500 metra nga vendi ku është qëlluar duke goditur nga pas një makinë tjetër tip 'Audi' ku më pas përfundoi në kanal. Biznesmeni është qëlluar nga krahu i pasagjerit me breshëri duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kush ishte Rakip Roli?
Raportohet se Roli ishte biznesmen materialesh ndërtimi. Rakip Roli, rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Pista e hetimit
Hetimet janë përqendruar në konfliktet që mund të kenë pasur dy djemtë e biznesmenit Rakip Roli. Emiljano dhe Isuf Roli mësohet se janë hetuar për trafik droge në vitin 2017.

Kush është autori i dyshuar?
Skënder Likaj, autori i dyshuar së bashku me djalin e tij, i krimit sot në fshatin Sanxhak në Laç, ka një lidhje shumë të ngushtë me personazhe të njohur të krimit në zonë. Ai është është xhaxhai i Ilir Likaj Xhepajt, i arrestuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu Skënder Likaj është dhe vëllai i Myslim Likes i plagosur në Mamurras.

1639241960_makina.jpg

Arma e krimit dhe autorët me makinë

Ora 19:09
Del video nga momenti i arrestimit babë e bir të vrasjes së biznesmenit në Kurbin, armën e kishin fshehur në turrën e druve

Policia ka publikuar momentin e arrestimit të Skënder e Llej Lika te dyshuat si autor të vrasjes së biznesmenit Rakip Rroli ditën e djeshme në Kurbin. Policia bën me dije se ata janë prangosur në zonën e Fushë Milotit.  Ndërkohë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një armë kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, si dhe u sekuestrua një mjet tip "Benz " dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët. 

"Kapen dhe vihen në pranga autori i  dyshuar i vrasjes se shtetasit R(P).R dhe 2 bashkëpunëtorët e tij. Gjithashtu, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës shtetasi D.G., banues në Kurbin, për vepren penale "Përkrahja e autorit të krimit ".

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 10.12.2021, në Sanxhak, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R(P).R., 55 vjeç,  Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i  dyshuar i vrasjes së 55- vjeçarit është shtetasi Ll.L., 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij shtetasi S.L., 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.

Policia e Kurbinit dhe të gjtha strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me FNSh Shkodër,Forcën  Operacionale në DPPSh,  dhe forcat speciale Renea, kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në banesa dhe ambjente të ndryshme, ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, Policia bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar, në Fushë Milot, Kurbin.Sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një armë kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, si dhe u sekuestrua një mjet tip "Benz " dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, njofton Policia. 

Ora 17:05
Vrasja e biznesmenit në Sanxhak të Kurbinit, Report Tv siguron foton ekskluzive nga momenti kur autorët largohen me Benz-in gri! Brenda u gjet dhe arma

1639238879_lika.jpg

Vrasja e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit, Report Tv siguron foton ekskluzive të makinës së autorëve pak minuta pas ngjarjes

Ora 16:56
Dyshohen se vranë biznesmenit në Kurbin, arrestohen babë e bir

1639238973_16392173551639128077roli1.jpg

Vranë bzinesmenin në Kurbin, arrestohen babë e bir. Burime për Report TV janë ndaluar babë e bir Skënder e Llej Lika te dyshuat si autor të vrasjes. Ata janë prangosur në zonën e Fushë Milotit nga forcat policisë të Komisariatit të Kurbinit. Në lidhje me ngjarjen është ndaluar dhe një person i tretë. Ai është Klaudio Beleshi, shoferi, i cili  fshehu dhe ndihmoi babë e bir. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • geri: 12/12/2021 09:13

    kokepatate...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?