Gjykata e Kurbinit vendosi sot masën e sigurisë 'arrest në burg' për tre personat e arrestuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli. Gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu, duke lënë në burg Skënder e Llej Lika, babë e bir si dhe Klajdi Gjegjajn (Beleshi). Ata akuzohen për 'vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim' dhe 'armëmbajtje pa leje'.
22-vjeçari Llej Lika i ka qëndruar deklarimeve se është ai autor i krimit, ndërsa dy bashkëpunetorët e tij, i ati dhe shoku, nuk ka folur. Report Tv siguroi dëshminë e të riut para, të dhënë pak ditë më parë, i cili tha se babi i tij dhe Klajdi Gjexhaj nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe se vrasjen biznesmenit e kishte bërë ai. Sipas tij, vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kishin dhunuar barbarsht në muajin korrik të këtij viti.
Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, u ekzekutuar mëngjesin e së premtes në Laç me breshëri kallashnikovi. Report Tv mëson se biznesmeni i materialeve të ndërtimit po lëvizte me makinë luksoze tip 'Audi Q7' në momentin që është qëlluar për vdekje. 7 plumba kapën kapur në trup 55-vjeçarin.
Një ditë pas ngjarjes, Policia vuri në pranga 3 autorët e dyshuar, të cilët u kapën në një banesë në Fushë-Milot. Kamerat e sigurisë kapën edhe momentin e largimit të tre personave nga vendi i ngjarjes, ku mendohet se drejtuesi i automjetit tip 'Benx' me të cilën ata u larguan ka qenë Klaudio Beleshi, i cili ka pritur babë e bir pasi kanë kryer vrasjen.