Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë duke thënë se sapo të përgjatiten, do të nisin me urgjencë letërporositë për 6 autorët e dyshuar dhe të nisin puna me homologët e vendeve të tjera.
“Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit, në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar. Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë ne momentin e parë qe do vijnë letërporsitë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar.
Përgëzoj policinë e shtetit dhe prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar”, tha Manja.
Lajmi kryesor:
'Shes 'Yamaha X' 1800 euro', si u gjet në Google motori që u përdor për vrasjen e Nikulajt, u ble nga e fejuara e Edmond Haxhisë! Mjeti u braktis pranë shtëpisë së porositësit
//ReportTv.al