Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi me antiplumb në Prokurorinë e Lezhës! Merret dy orë në pyetje: Erdha si turist

9 Nëntor, 10:05| Përditesimi: 9 Nëntor, 13:17

  • Share

Teksa hetimet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin vijojnë, portugezi i vënë nën akuzë për këtë krim të rëndë u mor sërish në pyetje nga Prokuroria e Lezhës. Nën masa të rrepta sigurie, Ruben Saraiva u paraqit në antiplumb në prokurori, ndërsa e gjithë godina ruhej me policë.

Në përballjen me prokurorin e çështjes Françesk Ganaj, 28-vjeçari mësohet t’iu ketë qëndruar deklarimeve fillestare, duke thënë se kishte ardhur si turist në Shqipëri dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e biznesmenit Nikulaj. 

Avokati i 28-vjeçarit Kujtim Cakrani thotë se nuk ka asnjë prove të re dhe gjithçka lidhet në kuadër të dyshimeve, ndërsa dhe hetimet përfundojnë brenda muajit dhjetor dhe duhet t’i jepet zgjidhje kësaj çështje.

Marrja në pyetje e Portugezit Ruben Saraiva zgjati rreth dy orë, ndërsa sipas burimeve organi i akuzës është në pritje të ekstradimit nga Britania edhe të pesë shtetasve të tjerë për të mbyllur hetimet në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

28-vjeçari u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj në Shëngjin.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?