Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!

26 Nëntor, 14:36| Përditesimi: 26 Nëntor, 14:49

  • Share

 

Ferdinand Dervishi, sot në Report TV

Gazetari Ferdinand Dervishi komentoi sot edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku mbeti i vrarë në një atentat me snajper biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi, ish-drejtor në SHISH në vitin 1996.

I ftuar në “Sot, Live në Shqipëri”, në Report TV, ai e cilësoi si ‘një ngjarje tepër të rëndë’, për faktin se vjen nga dora e një efektivi policie, i cili është i trajnuar për të zgjidhur konfliktet e qytetarëve.

“Vrasja e Recit ishte një ngjarje e rëndë. Shoqëria ka besim te Policia, kur sheh policinë qytetari mendon se është i mbrojtur. Kurse këtu kemi të kundërtën, një polic që ka kryer vrasje, kjo është e rëndë, shumë e rëndë si ngjarje”, u shpreh Dervishi.

Më tej ai shpjegon se teksa efektivi trajnohet që t’i zgjidhë konfliktet në mënyrë ligjore dhe të drejtojë qytetarët në zgjidhje mosmarrëveshjesh, del se vetë polici i zgjidh ndryshe nga ajo çfarë është trajnuar.

“Kemi një polic që është i trajnuar për të zgjidhur konfliktet e qytetarëve sipas ligjit dhe që e ka zgjidhur ndryshe”, tha gazetari.


Lajmi kryesor:

Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve ende i paqartë


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?