GREQI- "Të kalben në burg" kjo ka qenë thirrja e familjarëve të biznesmenit shqiptar Xhani Topalli, i cili u vra në Greqi ndaj autorëve të akuzuar për vrasjen e tij teksa ata kanë mbërritur në gjykatë. Hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij, 20-vjeç akuzohen për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim
Familjarët shfaqeshin të irrituar, ndërsa forca të policisë u mblodhën jashtë godinës së gjykatës për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
2 të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit shqiptar Xhani Topalli, hotelieri grek dhe djali i tij janë lënë në burg. Gjatë rrëfimit në gjykatë, dy të pandehurit, duke kërkuar falje në prani të avokatëve të tyre pretenduan se vdekja e 46-vjeçarit shqiptar erdhi si pasojë e një aksidenti gjatë momentit të zënkës, por nuk treguan se pse ishte një litar në qafën e viktimës.
Biznesmeni shqiptar, Xhani Topalli, 46-vjeç, babai i tre fëmijëve u gjet i vrarë në ishullin Rodos në Greqi më 6 shtator, i cili ishte zhdukur që prej datës 28 gusht. Të arrestuar si autorë të vrasjes së tij janë hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij një 20-vjeçar. Ekspertiza mjeko-ligjore e bërë nga autoritetet greke tregoi se biznesmeni shqiptar vdiq si pasojë e 2 goditjeve të forta në kokë.
Hotelieri 53-vjeçar së bashku me djalin e tij kryen vrasjen. 53-vjeçari grek e mbyti me litar, ndërsa djali i tij e ndihmoi që të fshihnin trupin. Ata pranuan krimin e rëndë, duke treguar detaje si ndodhi ngjarja. Shkaku që i shtyu drejt vrasjes së tij ishte një borxh rreth 100 mijë euro që hotelieri grek i kishte biznesmenit shqiptar.
Viktima Xhani Topalli
Viktima Xhani Topalli
2 personat e akuzuar për vrasjen e biznesmenit shqiptar Xhani Topalli, 53-vjeçari hotelier grek dhe djali i tij 20-vjeçar janë lënë në burg.
Pas rrëfimit të tyre, dy të pandehurit me vendim unanim të Hetuesve dhe Prokurorisë janë cilësuar si të arrestuar të përkohshëm dhe janë lënë në burg, ndërsa me mbylljen e hetimeve pritet të jepet edhe dënimi për ta.
Çfarë pretenduan dy të pandehurit në deklaratat e tyre?
Të dy të pandehurit, duke kërkuar falje në prani të avokatëve të tyre Aki dhe Dimitris Dimitriadis dhe Dimitris Verberis, pretenduan se vdekja e 46-vjeçarit erdhi si pasojë e një aksidenti gjatë një zënke dhe argumentuan se me sa duket vdiq si pasojë e goditjes në kokë. Por nuk argumentuan se si kishte mbetur me një litar në qafën e tij.
Ata gjithashtu theksuan se për këtë ngjarje, 20-vjeçari nuk ka faj. Dy të pandehurve u dërguan në sallën e gjykatës nën masa të forta sigurie.
ata duhen vrare,,jo te kalben ne burg..., ,grek i poshter..
Përgjigju