Autori i vrasjes së biznesmenit shqiptar në ishullin Rodos të Greqisë, Xhani Topalli, e ka kryer krimin me gjakftohtësi dhe në gjendje të qetë shpirtërore. Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje mbi rrethanat e ngjarjes si dhe urdhër-arrestin e lëshuar për 53-vjeçarin, pronari i një hoteli i cili vrau kontraktorin shqiptar.
‘Më datë 28.08.2022, së bashku me të bashkakuzuarit, duke vepruar me vendim të përbashkët dhe me qëllim të përbashkët, duke qenë në gjendje të qetë shpirtërore, i kanë marrë jetën Xhani Topalli. Më konkretisht në hotelin në pronësi të tij, pranë koshëve të plehrave, duke vepruar së bashku me djalin e tij, ato kanë përdorur një litar blu, të cilin e kanë mbështjellë me dhunë rreth qafës së 46 vjeçarit shqiptar, duke e shtrënguar dhe duke i sjell vdekjen. Më pas trupin e kanë vendosur një makinë në pronësi të të akuzuarit dhe e kanë hedhur në një zonë të shkretë malore në Psinthos.’- thuhet në urdhër-arrestin e lëshuar për shqiptarin.
Po ashtu hotelieri grek ka urdhëruar teknikun që të fshijë videot nga kamerat e sigurisë së hotelit, me qëllim eliminimin e gjurmëve të veprimit të tij.
Megjithatë në një raport të mjekësisë ligjore, pas ekspertizës së trupit të viktimës, u kontatuan edhe dy plagë të mprehta në kokë, të cilat i shkaktuan një dëmtim në tru, që mund të ketë çuar në vdekjen e tij. Vrasja e 46-vjeçarit shqiptar ndodhi mbrëmjen e së dielës më 28 gusht, ditën kur edhe u zhduk.